Simpatizantët e PKK-së në Gjermani sulmojnë një qytetar turk

Momentet kur mbështetësit e PKK-së sulmuan me shkopinj dhe gurë makinën e një qytetari që priste në semafor të kuq gjatë marshimit në qytetin Essen, janë përhapur dhe bërë temë diskutimi në rrjetet sociale.

By Omer Xhaferi
Policia gjermane ndaloi disa nga simpatizantët e PKK-së që morën pjesë në marshim. / AA

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK, të cilët organizuan marshim në mbështetje të liderit terrorist Abdullah Öcalan në Gjermani, sulmuan një shtetas turk.

Momentet kur mbështetësit e PKK-së sulmuan me shkopinj dhe gurë makinën e një qytetari që priste në semafor të kuq gjatë marshimit në qytetin Essen, janë përhapur dhe bërë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Si pasojë e sulmit automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha.

Policia gjermane ndaloi disa nga simpatizantët e PKK-së që morën pjesë në marshim.