| Albanian
RAJONI
4 MINUTA LEXIMI
Samiti i Brdo-Brionit përfundoi pa deklaratë të përbashkët
Ndonëse samiti i presidentëve të Rajonit në Slloveni përfundoi pa deklaratë të përbashkët, megjithatë u dha dritë e gjelbërt disa konkluzioneve të rëndësishme, në veçanti për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Samiti i Brdo-Brionit përfundoi pa deklaratë të përbashkët
Përfaqësuesit e Bosnjë e Hercogovinës nuk janët pajtuar me propozimin e Sllovenisë dhe Kroacisë për deklaratë të përbashkët.     Foto: AA / AA

Përfundoi samiti i Brdo-Brionit në Slloveni, por pa miratimin e deklaratës së përbashkët të presidentëve të rajonit si pasojë e dallimeve të papajtueshme në qëndrime.

Megjithatë dritë e gjelbër iu dha disa konkluzioneve, mes tyre, liberalizimi i vizave për Kosovën dhe dhënia e statusit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Ndërkohë, u kërkua nga Bashkimi Evropian që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor për krizën energjetike dhe sigurimin e ushqimit.

Dy nikoqirët e samitit, presidentit slloven, Borut Pahor dhe ai kroat, Zoran Milanoviq, në konferencën e përbashkët për media përmenden edhe dialogun Kosovë-Serbi, për çka u kërkua që çështjet e hapura të zgjidhen në mirëbesim.

Derisa presidenti kroat, Milanoviq e tha hapur se Serbia duhet të njeh pavarësinë e Kosovës, ai slloven u shpreh më i rezervuar.

“Fatkeqësisht nuk do të kemi mundësi që të bëjmë miratimin e deklaratës edhe pse kemi bërë hartimin e saj, pasi kishte çështje që na kanë ndarë. Gjatë konferencës që ishin edhe vendimet e përbashkëta, na jepen mundësi neve që t’i miratojmë disa pika si konkluzion”, tha presidenti slloven, Borut Pahor.

I pyetur nga gazetarët se a kanë kërkuar nga Serbia, njohjen e pavarësisë së Kosovës, Pahor tha se dialogu është diskutuar, por askush nuk ka thënë diçka në këtë drejtim.

“Nuk e kemi diskutuar atë çështje, pasi kjo do të ishte përtej asaj pikës që nuk ka kthim. Por e mbështes njohjen e Kosovës, por aktualisht është jo reale nga Serbia për të njohur Kosovën. Ky është mendimi i Vuçiqit dhe gjithë vendit”, theksoi ai.

Mes tjerash, dy presidentët kërkuan nga Bashkimi Evropian që të përshpejtojnë procesin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për arsyet e mosmiratimit të deklaratës, Milanoviq tha se ajo nuk është miratuar, sepse Bosnja e Hercegovina nuk pajtohet me propozimin që në dokument të përmendet kushtetuta e popullit në atë vend.

"Propozimi im ishte që në dokument të përmendet kushtetuta e popullit në BeH. Për mua, për ne dhe për shumë njerëz kjo duket si një standard minimal, por disa kolegë nga BeH nuk e dhanë atë. Ishte detyra ime të propozoja por u refuzua në të njëjtin moment dhe kaq. Ne konkluduam se nuk do të shkojmë as në deklaratë, gjetëm diçka të përbashkët", tha Milanoviq.Gjashtë konkluzionet e arritura

1. Ritheksuam rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, zgjerimi është më shumë se kurrë gjeopolitik.

2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim.

3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit të kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022.

4. Ne bëjmë thirrje për liberalizimin e vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022.

5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike.

6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe për të hapur çështjet në rajon.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Haxhiu me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës: Jemi këtu në Prekaz, në vendin ku filloi gjithçka
Vuçiq dhe kryediplomati grek bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian
Mickoski në forumin e biznesit në Istanbul fton investitorët turq: Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku
Bolat: Kompanitë turke të ndërtimit me projekte prej 2 miliardë dollarësh në Maqedoninë e Veriut
Mucunski nga Istanbuli: Türkiye një nga partnerët tanë më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë
Berisha: Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në ShBA
NATO do të reduktojë forcën paqeruajtëse në Kosovë pas përmirësimit të sigurisë
Protesta e 12-të qytetare në Tiranë për Zvërnecin
Nis numërimi i votave të diasporës kosovare për zgjedhjet e 7 qershorit
"Dijitalpark Teknokent" sjell platformë të re bashkëpunimi inovativ mes Türkiyes dhe Ballkanit
Debate për çështjen e Zëvrnecit në Kuvendin e Shqipërisë
Veteranët e UÇK-së marshojnë me uniforma të luftës në sheshet e Prishtinës
​Kosova tërhiqet nga Kampionati Evropian i Golfit, nuk pranoi garimin pa flamurin shtetëror
Vuçiq: Po mendoj të kandidoj për kryeministër, planifikoj të jap dorëheqjen nga posti i presidentit
Presidentja në detyrë e Kosovës takon homologen e Sllovenisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut
Begaj nga SEECP-i: Bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore duhet të sjellë rezultate konkrete
Haxhiu në SEECP: Kosova e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Siljanovska-Davkova në Sofje: Duhet të ringjallim frymën e bashkëpunimit rajonal
Kosovë, aktakuzë ndaj 6 personave për veprimtari antikushtetuese në veri të vendit
Vuçiq takon komandantin e NATO-s për Evropën: Dialogu është çelësi për stabilitetin e rajonit