| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Çavuşoğlu: Armenia të ndalojë së provokuari
Në postimin e tij në Twitter, Çavuşoğlu njoftoi se me ministrin e Jashtëm azerbajxhanas diskutoi "provokimet armene" në kufrin Azerbajxhan-Armeni.
Çavuşoğlu: Armenia të ndalojë së provokuari
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu  ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij nga Azerbejxhani Jeyhunom Bayramovim.     Foto: AA / AA

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me "provokimet armene" në kufirin Azerbajxhan-Armeni, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov.

Në postimin e tij në Twitter, Çavuşoğlu njoftoi se me ministrin e Jashtëm azerbajxhanas diskutoi "provokimet armene" në kufrin Azerbajxhan-Armeni.

"Armenia tani duhet të ndalojë së provokuari. Ata duhet të fokusohen në negociatat e paqes dhe në bashkëpunim në kuadër të pajtimit që kanë arritur me Azerbajxhanin", tha Çavuşoğlu.

Bëhet e ditur se në kufirin Azerbajxhan-Armeni kanë filluar përleshje të ashpra ushtarake ndërmjet dy vendeve.

Ministria e Mbrojtes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria e Armenisë dje në mbrëmje ka kryer provokime të shumta në drejtimet kufitare në Dashkasan, Kalbajar dhe Lachin.

BURIMI:AA