| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Tre muaj me rradhë përkeqësohet besimi në ekonominë gjermane
Përqindja e pritjeve të Qendrës Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) ra nga minus 55,3 në gusht në minus 61,9 në shtator, që është niveli i tij më i ulët që nga tetori i vitit 2008.
Tre muaj me rradhë përkeqësohet besimi në ekonominë gjermane
Përkeqësohet besimi në ekonominë gjermane.     Foto: AA / AA

Besimi në ekonominë gjermane është përkeqësuar për të tretin muaj me radhë në shtator, për shkak të shqetësimeve për mungesat e mundshme të energjisë këtë dimër, njoftoi Instituti hulumtues ekonomik.

Përqindja e pritjeve të Qendrës Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) ra nga minus 55.3 në gusht në minus 61.9 në shtator, që është niveli i tij më i ulët që nga tetori i vitit 2008.

Kjo shifër në shtator ishte më e keqe se vlerësimet e tregut prej minus 60. Indeksi i kushteve aktuale u përkeqësua edhe në ekonominë më të madhe të Evropës, duke arritur në minus 60.5 në shtator nga minus 47.6 muajin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, perspektiva për gjashtë muajt e ardhshëm, po ashtu, në mënyrë shtesë u përkeqësua.

“Perspektiva për mungesë të energjisë në dimër i ka bërë pritjet edhe më negative për pjesën më të madhe të industrisë gjermane”, tha presidenti i Qendrës, Achim Wambach.

BURIMI:AA