| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Tajfuni në Japoni detyron evakuimin e 8 milionë banorëve
Pas paralajmërimeve nga autoritetet zyrtare për nivelin e 5-të të Tajfunit u ndërprenë të gjitha fluturimet në aeroportet e vendit.
Tajfuni në Japoni detyron evakuimin e 8 milionë banorëve
Alarmi i nivelit të pestë është më i larti në shkallën e paralajmërimit të fatkeqësive në Japoni, sipas NHK-së.     Foto: Reuters / Reuters

Japonia ka paralajmëruar më shumë se 8 milionë banorë në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit që të evakuohen për shkak të tajfunit të fuqishëm Nanmadol, njoftoi transmetuesi publik NHK të dielën.

NHK raportoi se rreth 3.7 milionë familje janë prekur nga alarmi i nivelit të katërt të lëshuar nga institucionet kompetente për evakuimin e pjesëve të rajoneve Kyushu, Shikoku dhe Chugoku.

Të shtunën, Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim të nivelit të pestë kundër tajfunit, i cili pritet të godasë rajonin Kyushu në jug të vendit.

Alarmi i nivelit të pestë është më i larti në shkallën e paralajmërimit të fatkeqësive në Japoni, sipas NHK-së.

"Tajfuni shumë i fuqishëm mund të shkaktojë një lloj të fatkeqësisë që mund të shihet vetëm një herë në disa dekada", raportoi transmetuesi, duke cituar zyrtarët e motit.

Zyrtarët deklaruan se "erërat maksimale deri në 180 kilometra në orë do të godasin pjesën veriore dhe jugore të Kyushu si dhe ishujt Amami me fuqi maksimale që arrijnë deri në 252 kilometra në orë të dielën".

Fluturimet janë ndërprerë në të gjitha aeroportet e vendit.

“Që nga ora 06:00 e mëngjesit të së dielës, Japan Airlines dhe All Nippon Airways kanë vendosur të anulojnë mbi 500 fluturime gjatë ditës. Kompanitë e tjera ajrore gjithashtu kanë anuluar shërbimet e tyre”, thuhet në raport.

Po ashtu edhe Hekurudhat e Japonisë thanë se edhe shërbimet e trenave të shpejtë priten të preken edhe të hënën.

BURIMI:AA
Eksploro
Sulme të reja izraelite në jug të Libanit vrasin të paktën 5 persona, pavarësisht armëpushimit
Kina reagon për Lindjen e Mesme: Negociatat ShBA-Iran janë në fazë kritike
Suedia planifikon të sekuestrojë pronat që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare
ShBA, emigranti gjeorgjian vdes në qendrën e paraburgimit të ICE-s në Luiziana
Izraeli lëshon paralajmërime për evakuim në qytetet libaneze një ditë pas armëpushimit me Iranin
Türkiye dhe Kanadaja nisin diskutimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë
“ShBA-ja do të kërkojë marrëveshje me Iranin mbi programin bërthamor”
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine rritet në 37, qindra të tjerë të lënduar
Trump: Negociatat me Iranin vazhdojnë, marrëveshja e paqes mund të arrihet për dy ose tre ditë
Presidenti italian: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së
Të paktën 11 emigrantë humbën jetën gjatë një operacioni shpëtimi pranë Maltës
Trumpi i kërkon Tel-Avivit dhe Teheranit të ndalojnë luftimet
Izraeli: Kemi kryer sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit mes përshkallëzimit të tensioneve
Kryediplomatja e BE-së, Kallas: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për një përshkallëzim të mëtejshëm
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional
Raporti holandez dokumentues i të shtënave ndaj fëmijëve në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit
Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë pas sulmeve të reja ajrore me Iranin
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 5 të vdekur dhe alarm për cunami në rajon
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni
OBSh-ja: Rastet me hantavirus mbeten në 13, nuk janë raportuar vdekje të reja mbi një muaj