| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Rama reagon mbi vendimin për mbylljen e kolegjit të FETO-s
Më 22 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, pjesë e Fondacionit Gülistan, i njohur për afërsinë me organizatën terroriste FETO.
Rama reagon mbi vendimin për mbylljen e kolegjit të FETO-s
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk ka "asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë.     Foto:AA / AA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë, i njohur për afërsinë me organizatën terroriste FETO.

Në lidhje me vendimin, Rama ka theksuar se nuk ka "asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë".

Në lidhje me vendimin, gjatë ditës së sotme reagoi edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, e cila theksoi se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.

Ndryshe, më 22 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, pjesë e Fondacionit Gülistan, i njohur për afërsinë me organizatën terroriste FETO.

Gjithashtu autoritetet në Shqipëri disa ditë më parë kanë vendosur për mbylljen e veprimtarisë edhe të institucionit arsimor privat, kopshtit “Zubeyde Hanim” në Tiranë, që është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”, e lidhur me organizatën terroriste FETO, për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit.

BURIMI:AA