| Albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
2 MINUTA LEXIMI
Kallashnikovi rriti prodhimin e armëve të lehta me 40 për qind
Kompania thekson se që nga shtatori, shitjet e armëve të lehta kanë tejkaluar shitjet totale të vitit të kaluar.
Kallashnikovi rriti prodhimin e armëve të lehta me 40 për qind
Këtë vit, kompania Kallashnikov ka rritur prodhimin e armëve të lehta për 40 për qind, dhe që nga shtatori, shitja e armëve të lehta ka tejkaluar shitjet totale të vitit të kaluar.     Foto: Reuters / Reuters

Kompania ruse Kalashnikov raportoi se rriti prodhimin e armëve të lehta me 40 për qind këtë vit.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se prodhimi i kompanisë për armë të vogla është rritur për shkak të kërkesës intensive për eksport.

Këtë vit, kompania ka rritur prodhimin e armëve të lehta për 40 për qind, dhe që nga shtatori, shitja e armëve të lehta ka tejkaluar shitjet totale të vitit të kaluar.

Drejtori i Përgjithshëm i Kallashnikovit, Alan Lushnikov, tha se përparësia e kompanisë është dërgimi i produkteve ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë në kohë dhe në mënyrë cilësore.

Kompania ruse Kalashnikov është e njohur kryesisht për pushkë dhe pajisje ushtarake, por tanimë është e përfshirë edhe në sektorin e automobilave duke zhvilluar automjetet e tyre elektrike.

BURIMI:AA