Në një sulm kamikaz në perëndimit të qytetit të Kabulit në Afganistan kanë humbur jetën 19 persona. Autoritet njoftuan se sulmi është kryer në një qendër arsimore në kryeqytet.
Zëdhënësi i departamentit të policisë së administratës talebane në Kabul, Khalid Zadran, në një deklaratë për shtyp tha se sulmi me bombë është kryer në qendrën arsimore Kaaj.
Sipas Zadran-it, në këtë sulm janë plagosur edhe 27 persona të tjerë.
Po ashtu ai theksoi e sulmi në qendrën arsimore u krye në kohën kur po kryhej një provim testues.
Dëshmitarët kanë pretenduar se sulmi ka qenë akt kamikaz.
Ndërkohë sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.
Ndryshe, javën e kaluar, një makinë bombë shpërtheu jashtë një xhamie në Kabuli, ndërsa besimtarët po largoheshin nga xhamia pas namazit të së premtes.
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 41 të tjerë u plagosën.
Mulawai Mujeebur Rehman Ansari, një udhëheqës fetar i shquar anti-talebane, ishte në mesin e 18 personave të vrarë më 2 shtator kur një kamikaz hodhi veten në erë gjatë lutjeve të së premtes në qytetin perëndimor të Heratit.
Në perëndim të Kabulit jetojnë kryesisht Shiitët Hazara. Sulmet e ngjashme të ndërmarra më parë në të njëjtën zonë janë marrë përsipër nga organizata terroriste DEASH.





















