Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale

Në kuadër të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pilotët e dy vendeve zhvilluan një trajnim të përbashkët me synim rritjen e gatishmërisë operacionale.

By
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale / Pirro Vengu/Facebook

Në kuadër të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSh), pilotët e dy vendeve zhvilluan një trajnim të përbashkët me synim rritjen e gatishmërisë operacionale.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, publikoi pamje nga stërvitja në rrjetet sociale, duke u shprehur se ky bashkëpunimit praktik mes forcave ajrore të dy vendeve mundëson shkëmbimin e përvojave gjatë fluturimeve me helikopter, Cougar, dhe mëson se si duhet të veprojmë në raste të emergjencave, në raste të operacioneve.

Kapiten Atdhe Hasani nga FSK-ja tha se trajnimi u zhvillua në kuadër të programit për fluturime me helikopterët “Cougar”, të parashikuar në marrëveshjen bilaterale mes dy republikave.

Ky trajnim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit të mbrojtjes midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke përforcuar koordinimin, ndërveprueshmërinë dhe profesionalizmin e pilotëve të dy forcave.