| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Sulmi iranian me raketa shënjestron veriun e Izraelit, 33 persona të plagosur
Si pasojë e një sulmi me raketa nga Irani që shënjestroi veriun e Izraelit, kanë mbetur të plagosur të paktën 33 persona.
Sulmi iranian me raketa shënjestron veriun e Izraelit, 33 persona të plagosur
Sulmi iranian me raketa shënjestron veriun e Izraelit, 33 persona të plagosur / AA
3 orë më parë

Si pasojë e një sulmi me raketa nga Irani që shënjestroi veriun e Izraelit, të plagosur kanë mbetur të paktën 33 persona, kryesisht me lëndime të lehta.

Shërbimi kombëtar izraelit i urgjencës mjekësore Magen David Adom tha se vetëm një person, një grua 35-vjeçare në qytetin Zarzir, pësoi lëndime të moderuara nga copëza predhash në shpinë.

Pas lëshimit të raketave, sipas raportimeve të mediave, sirenat u dëgjuan në veri të Izraelit dhe shpërthime u dëgjuan në qiell.

Mediet izraelite raportuan se disa shtëpi u dëmtuan si pasojë e sulmit.

Ushtria izraelite njoftoi se dy sulme të ndara intensive me raketa u lëshuan nga Irani drejt veriut të vendit brenda gjysmë ore dhe u kërkoi qytetarëve të strehohen.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë