| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Aktvendimi i GjEDNj-së: Zvicra diskriminon burrat
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjykoi se Zvicra, duke ofruar më shumë ndihmë shtetërore për gratë e veja sesa burrat e ve, praktikon diskriminim gjinor.
Aktvendimi i GjEDNj-së: Zvicra diskriminon burrat
GjEDNj vendosi se ligjet zvicerane, të cilat përcaktojnë se ndihma shtetërore u jepet të vejave për gjithë jetën ndërsa ndihmat për burrat e vejë ndërpriten kur fëmija i tyre më i vogël të rritet, është një praktikë diskriminuese në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.     Foto: AA / AA
12 Tetor 2022

Zvicra diskriminon burrat e ve duke mos i trajtuar njëjtë sikurse gratë e veja. Ky është vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), e cila gjykoi se Zvicra, duke ofruar më shumë ndihmë shtetërore për gratë e veja sesa burrat e ve, praktikon diskriminim gjinor.

Max Beeler, i cili humbi gruan e tij në një aksident në vitin 1994 dhe duhej të kujdesej për fëmijët e tij, të cilët në atë kohë ishin 1 dhe 4 vjeç, fillimisht dërgoi lëndën në gjykatat zvicerane për ndihmën e ndërprerë nga shteti për të vejët kur fëmija i tij më i vogël mbushi 18-vjeç.

Pasi Beeler nuk mundi të merrte rezultatin e dëshiruar në gjyqi zviceran, ai aplikoi në GjEDNj.

GjEDNj vendosi se ligjet zvicerane, të cilat përcaktojnë se ndihma shtetërore u jepet të vejave për gjithë jetën ndërsa ndihmat për burrat e vejë ndërpriten kur fëmija i tyre më i vogël të rritet, është një praktikë diskriminuese në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

GjEDNj nuk e miratoi supozimin e qeverisë zvicerane se burrat sigurojnë shtëpinë dhe gruan dhe theksoi se vetëm faktorë shumë seriozë do të lejonin trajtim të ndryshëm midis gjinive.

Gjykatësit e GjEDNj-së vendosën që Zvicra t’i paguajë Beeler-it 5.000 euro për dëmin jomaterial dhe 16.500 euro për shpenzimet.

BURIMI:AA