| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Kryeministrja italiane: “Të papranueshme” deklaratat e Presidentit Trump për Papa Leonin XIV
Deklarata e saj vjen pasi Trumpi ndërmori të hënën një sulm të ashpër ndaj Papës, duke e cilësuar atë si “të dobët” ndaj krimit dhe politikës e jashtme.
Kryeministrja italiane: “Të papranueshme” deklaratat e Presidentit Trump për Papa Leonin XIV
Kryeministrja italiane i quan “të papranueshme” deklaratat e Trumpit ndaj Papës / Reuters
8 orë më parë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka quajtur “të papranueshme” deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në lidhje me Papa Leonin XIV.

“I konsideroj të papranueshme komentet e Presidentit Trump në lidhje me Atin e Shenjtë”, tha Meloni në një deklaratë dhe shtoi: “Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe e përshtatshme që ai të bëjë thirrje për paqe e të dënojë të gjitha format e luftës.”

Deklarata e saj vjen pasi Trumpi ndërmori të hënën një sulm të ashpër ndaj Papës, duke e cilësuar atë si “të dobët” ndaj krimit dhe politikës e jashtme.

Në platformën e tij “Truth Social”, kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendoi gjithashtu se Papa kishte marrë qëndrime të gabuara për çështje ndërkombëtare, përfshirë luftën me Iranin, edhe pse theksoi rolin e tij si udhëheqës i Kishës Katolike.

Reagimi i kryeministres Meloni konsiderohet i pazakontë, duke marrë parasysh marrëdhëniet e afërta që ajo ka ndërtuar me Trumpin dhe reflekton zemërimin më të gjerë në Itali ndaj deklaratave të presidentit amerikan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë