| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, operatorët e transportit publik paralajmërojnë ulje me 30 për qind të flotës së autobusëve
Ky vendim vjen në një kohë kur tensionet dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke sjellë rritje të çmimeve të karburanteve edhe në vend.
Shqipëri, operatorët e transportit publik paralajmërojnë ulje me 30 për qind të flotës së autobusëve
Shqipëri, operatorët e transportit publik paralajmërojnë ulje me 30 për qind të flotës së autobusëve / ATA
25 Mars 2026

Shoqata e Transportit Publik në Shqipëri ka paralajmëruar reduktimin me 30 për qind të flotës së autobusëve, si në linjat urbane, ashtu edhe në ato ndërqytetase, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimit të naftës.

Ky vendim vjen në një kohë kur tensionet dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke sjellë rritje të çmimeve të karburanteve edhe në vend.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema u shpreh, në një prononcim për mediat shqiptare, se rritja e çmimit të naftës e bën situatën ekonomike të papërballueshme për sektorin.

Ai shprehet se u janë drejtuar me disa kërkesa për mbështetje institucioneve për të cilat, thekson se nuk kanë marrë përgjigje.

“Për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimit të naftës dhe mungesës së reagimit nga institucionet, jemi të detyruar të reduktojmë flotën e mjeteve me 30 për qind, nëse nuk ka një ndërhyrje emergjente”, tha Mema.

Shoqatat e transportit kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse rishikimin e taksave mbi karburantin, duke propozuar subvencionim të drejtpërdrejtë për litër si në situatën me Ukrainën, si dhe ulje të taksave si ajo e qarkullimit dhe akciza.

Sipas tyre, ulja me 20 për qind e akcizës nuk ka ndikim të ndjeshëm në aktivitetin e transportit publik, pasi përkthehet në vetëm rreth 0.073 euro për litër.

Përfaqësuesit e sektorit theksuan se nuk parashikohet rritje e çmimit të biletës, megjithëse kostot e operimit janë rritur ndjeshëm.

Çmimi i naftës në vend është rritur nga rreth 1.8 euro për litër në 2.23 euro për litër pas konfliktit në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, qeveria ka vendosur ringritjen e Bordit të Transparencës dhe ka miratuar një mekanizëm që parashikon uljen automatike me 20 për qind të akcizës së naftës, kur çmimi i saj kalon mbi 2.29 euro për litër.

Gjithashtu, është premtuar mbështetje për shtresat në nevojë, përfshirë pensionistët, në rast të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mucunski zhvillon vizitë pune në Varshavë, thekson forcimin e bashkëpunimit me Poloninë
Ministri i jashtëm shqiptar Hoxha pret në takim ambasadorin turk Atay
Peleshi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, domosdoshmëri strategjike për Evropën
Kosovë, Haxhiu: Do të bëj gjithçka që të mos shkohet në zgjedhje të reja
Të huajt shpenzuan 5,72 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2025
Shitja rekorde e biletave Kosovë-Türkiye/Rumani
Kriza në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në sektorin e turizmit në Bullgari
Presidentja Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për anëtarët e KQZ-së
Kryediplomati Hoxha takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Durmishin
Shqipëri: Gjatë vitit 2024, mbi 8.000 individë shfrytëzuan shërbime akomodimesh private
Kryeministri Kurti takon komisarin e lartë të OSBE-së për Minoritetet
Peleshi për vizitë në Zagreb, thekson mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryediplomati maqedonas zhvilloi takime në Bruksel për bujqësinë dhe integrimin në BE
Siljanovska-Davkova në Zagreb: Nuk ka vend për standarde të dyfishta në procesin eurointegrues
Presidenti Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon
Bullgaria dhe Rumania me sistem të përbashkët për monitorimin e ndotjes në lumin Danub
Në 27 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, presidentja Osmani: Kosova nuk harron
Kroacia: BE-ja e mirëpritur për aq sa zgjat, ka jetë edhe pa anëtarësim
Kosova synon standarde të BE-së në sigurinë ushqimore
Serbi, shërbimi ushtarak 75-ditor fillon në fund të vitit 2026 ose në mars të vitit 2027