| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi po vazhdon pa probleme në gjithë vendin.
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur jehona e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga hapja e vendvotimeve deri në orën 15:00 ka qenë 22,74 për qind.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi po vazhdon pa probleme në gjithë vendin.

Radoniqi tha se rezultatet janë të mbështetura në të dhënat preliminare të KQZ-së nga më shumë 98 për qind të vendvotimeve.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 445, 622 votues apo 22.74 për qind nga 1,959,962 votues”, tha Radoniqi në konferencë për media.

Ai tutje bëri të ditur se deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025 mijë kishin votuar 29,29 për qind apo 585.635 votues nga 1.999.204 qytetarë me të drejtë vote.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë