| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Mbështetësit e PKK/YPG vazhdojnë provokimet e tyre në Suedi
Në videon me titra turqisht, e publikuar në llogaritë e rrjeteve sociale të lidhura me organizatën terroriste PKK/YPG, mund të vërehen kërcënime që synojnë Türkiyen dhe Presidentin Erdoğan.
Mbështetësit e PKK/YPG vazhdojnë provokimet e tyre në Suedi
Mbështetësit e PKK/YPG vazhdojnë provokimet e tyre në Suedi / Foto: AA Archive / AA Archive
12 Janar 2023

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK/YPG në Suedi vazhdojnë provokimet e tyre kundër Türkiyes.

Një grup mbështetësish të organizatës terroriste PKK/YPG, të mbledhur para bashkisë historike të kryeqytetit Stockholm, në një shtyllë përpara ndërtesës përmbysën dhe varën një kukull që i ngjan presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe publikuan imazhe të këtij momenti në rrjetet sociale.

Në videon me titra turqisht, e publikuar në llogaritë e rrjeteve sociale të lidhura me organizatën terroriste PKK/YPG, mund të vërehen kërcënime që synojnë Türkiye-n dhe Presidentin Erdoğan.

Gjithashtu tërhoqën vëmendje komentet fyese nën postimin ku u njoftua se më 21 janar në Stockholm do të mbahet protestë kundër NATO-s.

Më 21 nëntor 2022, mbështetësit e organizatës terroriste PKK/YPG projektuan në ndërtesën ambasadës së Türkiyes në Stockholm imazhe që përmbanin propagandë të organizatës terroriste dhe fyenin Presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Më pas, ambasadori i Suedisë në Ankara, Staffan Herrström, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme turke dhe u dënua veprimi në fjalë.

BURIMI:AA