Erdoğan telefonon Putinin, flitet për ndërmjetësimin e paqes në Ukrainë
Presidenti i Türkiyes me presidentin e Rusisë biseduan rreth përpunimit të grurit rus në miell dhe dërgimin e miellit në vendet e Afrikës. Türkiye gjithashtu u ofrua për të ndërmjetësuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun rus, presidentin Vladimir Putin.
Siç njoftojnë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidentit të Türkiyes, Erdoğan dhe Putin biseduan për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Presidenti Erdoğan i tha Putinit në një bisedë telefonike se Türkiye është e gatshme të veprojë si ndërmjetësuese për vendosjen e paqes së qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Erdoğan dhe Putin diskutuan gjithashtu rreth korridorit të grurit dhe çështjet e eksportit të amoniakut.
“Gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Putin diskutuan hapat konkretë për përpunimin e miellit nga drithi rus dhe dërgimin në vendet afrikane në nevojë”, njoftojnë nga presidenca turke.