| Albanian
RAJONI
3 MINUTA LEXIMI
Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë: vështrim i historisë
Shqipëria dhe Kina arritën marrëveshje për heqjen reciproke të vizave nga shkurti i këtij viti. Marrëdhëniet mes Shqipërisë së vogël evropiane dhe shtetit aziatik kanë përmbajtje interesante historike.
Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë: vështrim i historisë
Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë: vështrim i historisë / Foto: Ambasada e Kinës në Tiranë / Others
18 Janar 2023

Shqipëria dhe Kina më 17 janar njoftuan marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve. Ky është zhvillim i rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike, ndërsa Shqipëria bëhet vetëm vendi i katërt evropian që heq vizat për kinezët, bashkë me Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë e Bjellorusinë.

Por, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës kanë një bazë shumë më të thellë historike, të karakterizuar me ngritje-rënie gjatë periudhave të ndryshme.

Shumë historianë dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare u kanë kushtuar rëndësi të veçantë marrëdhënieve unike mes shtetit të vogël evropian dhe gjigantëve aziatikë.

“Miqësia shqiptaro-kineze” e lidhur mes Enver Hoxhës dhe Mao Zedong

Shqipëria e njohu Republikën Popullore të Kinës dhe vendosi marrëdhënie me të menjëherë pas shpalljes si republikë në vitin 1949, por marrëdhëniet u konkretizuan në vitin 1954. Përafrimi i marrëdhënieve mes të dyja vendeve filloi nga vizita e udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, në kongresin e Partisë Komuniste të Kinës, në vitin 1956.

Në fund të viteve të 50-ta dhe fillim të viteve të 60-ta të shekullit XX, Shqipëria dhe Kina prishin marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos dhe Bashkimin Sovjetik, duke gjykuar politikat revizioniste të tyre. Kjo e çon Shqipërinë të afrohet shumë më tepër me Kinën, në një aleancë mes dy vendeve komuniste që shihej e dobishme nga të dyja palët.

Në fillim të viteve të 60-ta, kryeministri kinez Zhou Enlai vizitoi Shqipërinë, ndërsa më vonë kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu vizitoi Kinën duke nënshkruar disa deklarata që hodhën bazat për miqësinë e përbashkët.

Gjatë këtyre viteve, Kina ndihmoi financiarisht Shqipërinë, ndërsa miqësia mes dy vendeve komuniste u propagandua si për përdorim të brendshëm ashtu edhe jashtë. Kina pretendon se ka ndihmuar Shqipërinë me 12 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe, ndërsa të dhënat në Shqipëri flasin për rreth 5 miliardë dollarë.

Sipas disa shkresave, Kina ka ndihmuar Shqipërinë me drithëra, çelik, mjete bujqësore, hidrocentrale dhe ndihma ushtarake. Sidoqoftë, kjo miqësi nuk ka qenë pa benefit edhe për Pekinin, pasi Shqipëria ishte e pasur me krom.

Por, pas vdekjes së udhëheqësit kinez Mao Zedong (1976), Kina ndaloi ndihmat për Shqipërinë dhe marrëdhëniet mes të dy vendeve u përkeqësuan. Enver Hoxha filloi të akuzojë Kinën për afrim me fuqitë imperialiste dhe gradualisht marrëdhëniet mes Tiranës dhe Pekinit zbehen deri në prishje.

Megjithatë, ndikimi kulturor i kësaj miqësie ka lënë gjurmë në të dyja vendet.

Tashmë, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe e orientuar drejt Perëndimit, por mban raporte korrekte diplomatike me Pekinin, për çka dëshmon edhe marrëveshja e fundit për heqjen e vizave.

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
Kurti e konsideron jokushtetues dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit
Vuçiq takon admiralin e NATO-s Wikoff, flasin për bashkëpunim duke ruajtur neutralitetin ushtarak
Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit
Kosovë, hapet ekspozita "Tri ditë që ndryshuan historinë"
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin nëntë raketa balistike dhe 109 dronë mes tensioneve në rritje
Betohen në Presidencë shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Shqipërisë
Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme
Dështon seanca e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri
Begaj: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Türkiyes kanë rrënjë të thella historike dhe kulturore
Kuvendi i Kosovës pa kuorum për votimin e amendamenteve të propozuara nga presidentja Osmani
Maqedonia e Veriut evakuon shtetasit e saj nga Izraeli
Shqipëria dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit, akuzon Iranin për agresion
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe uniforma ilegale në Leposaviq
Kosovë, Osmani procedon në Kuvend amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit
Kosova në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit
Prifti dhe imami në sofrën e iftarit: E ardhmja e Bosnjës e Hercegovinës është në bashkëjetesë
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për projektet ndërkufitare në rajonin e Ohrit
Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar
Kosovë, arrestohen tre persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik
Kosovë, shënohet 28 vjetori i Epopesë së UÇK-së