Türkiye dënon dhe refuzon deklaratën e kryeministrit izraelit Netanyahu mbi ngjarjet e vitit 1915
"Ne e dënojmë dhe e refuzojmë këtë deklaratë, e cila është e papajtueshme me faktet historike dhe ligjore", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.
Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes dënoi dhe refuzoi deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.
Ministria lëshoi një njoftim lidhur me rastin në fjalë.
Në njoftim thuhet se deklarata e Netanyahut lidhur me ngjarjet e vitit 1915 ishte një përpjekje për të "keqpërdorur ngjarjet e dhimbshme të së kaluarës me motive politike”, duke theksuar se kryeministri izraelit po gjykohet për rolin e tij në "gjenocidin" e kryer kundër popullit palestinez dhe se ai dhe qeveria e tij po përpiqen t'i mbulojnë krimet që kanë kryer.
"Ne e dënojmë dhe e refuzojmë këtë deklaratë, e cila është e papajtueshme me faktet historike dhe ligjore", thuhet në njoftim.