| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, artistët nga Türkiye pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave
Shfaqja teatrale "Hijet Gjigante Karagoz dhe Hacivat" me artistët nga Türkiye Suat Veral dhe Merve Ilken, u mbajt me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" në Tiranë.
Shqipëri, artistët nga Türkiye pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave
Shqipëri, artistët nga Türkiye pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave

Në Tiranë është mbajtur shfaqja teatrale "Hijet Gjigante Karagoz dhe Hacivat" me artistët nga Türkiye Suat Veral dhe Merve Ilken, me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre".

Aktiviteti kulturor kushtuar fëmijëve është mbajtur në Teatrin e Kukullave, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave ndërkohë të pranishëm ishin edhe Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Artisti turk Suat Veral përshëndeti fëmijët e pranishëm, duke theksuar se është shumë i lumtur që është sot në këtë aktivitet.

"Jam veçanërisht shumë i emocionuar dhe shumë i lumtur që jam këtu me ju (fëmijët). Në rrugët e Tiranës kam parë fytyrat tuaja shumë të bukura dhe të lumtura. Ju sjell përqafimet dhe dashurinë shumë të ngrohtë nga Türkiye", tha ai.

Fëmijët pjesëmarrës i përshëndeti edhe aktorja Merve Ilken, e cila theksoi se "mezi ka pritur" që të takohet me fëmijët.

Festivali Ndërkombëtar i Kukullave në Tiranë u organizua në datat 21-24 shtator.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë