| albanian
BOTA
2 minuta leximi
Putin: Zgjedhjet parlamentare në Siri do t'i forcojnë lidhjet mes “të gjitha forcave politike”
Presidenti rus e cilëson votimin si “një sukses të madh” dhe thekson se ai do të çojë në “konsolidimin e shoqërisë” gjatë takimit me homologun sirian në Moskë.
Putin: Zgjedhjet parlamentare në Siri do t'i forcojnë lidhjet mes “të gjitha forcave politike”
Putin: Zgjedhjet parlamentare në Siri do t'i forcojnë lidhjet mes “të gjitha forcave politike”
15 Tetor 2025

Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi të mërkurën se zgjedhjet e fundit parlamentare në Siri do t'i forcojnë marrëdhëniet dhe dialogun mes “të gjitha forcave politike” në vend.

“Pavarësisht se Siria po kalon kohë të vështira, kjo do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit midis të gjitha forcave politike në Siri,” tha Putin në fjalën hyrëse gjatë takimit me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në kryeqytetin rus, Moskë.

Sipas mediave lokale siriane, Sharaa mbërriti në Moskë të mërkurën, në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës në dhjetor 2024, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit.

Një ditë pas rrëzimit të tij, Kremlini njoftoi se Asadi dhe familja e tij kishin marrë azil në Rusi.

Duke theksuar se Rusia është udhëhequr gjithmonë nga interesat e popullit sirian në marrëdhëniet me vendin, Putin tha se marrëdhëniet mes Moskës dhe Damaskut kanë qenë gjithmonë “përjashtimisht miqësore.”

Putin e cilësoi gjithashtu zgjedhjen parlamentare të muajit të kaluar në Siri si “një sukses të madh,” duke argumentuar se ajo do të çojë në “konsolidimin e shoqërisë.”

Presidenti rus vuri në dukje se të dy vendet kanë një komision ndërqeveritar që funksionon që nga viti 1993, i cili, sipas tij, tashmë po e rifillon punën.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për pritjen e delegacionit rus gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit Aleksandër Novak në Damask në fillim të këtij muaji dhe shtoi se “shumë nisma interesante dhe të dobishme” u paraqitën gjatë vizitës.

“Ne, nga ana jonë, jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka të mundur për t’i zbatuar ato, si dhe për të ruajtur kontakte dhe konsultime të rregullta përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme,” shtoi Putin.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
OKB-ja: Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit
Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë
Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes
Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjete shpërthyese
Ukraina thotë se 4 persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulmet ajrore ruse në rajonet e Kharkivit
Të paktën 32 të vdekur në RD të Kongos pas shembjes së urës në minierën e bakrit
Trump: ShBA-ja mund të negociojë me Maduron teksa rritet prania ushtarake
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur
Trumpi thotë se “nuk di asgjë” për vajzat e përmendura në emailin e sapo publikuar të Epsteinit
Pelegrinët myslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore