| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Mbahet edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës
Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia e Tiranës, atletja shqiptare, Luiza Gega, ka triumfuar në distancën e maratonës së plotë prej 41 kilometra, duke kaluar vijën e finishit me kohën 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda.
Mbahet edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës
Mbahet edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës / َAA

Në Shqipëri është mbajtur edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës, ndërkohë pjesë e saj ishin mijëra vrapues nga vende të ndryshme.

Garuesit në Maratonën e Tiranës 2026 morën pjesë në disa kategori, si maratona e plotë 42 km, 21 km, 10 km dhe kategori të tjera, ndërsa në përfundim të saj u ndanë çmimet sipas kategorive.

Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia e Tiranës, atletja shqiptare, Luiza Gega, ka triumfuar në distancën e maratonës së plotë prej 41 kilometra, duke kaluar vijën e finishit me kohën 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda. Ajo u konsiderua si kampione në Maratonën e Tiranës.

Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve maratona e plotë u fitua nga Fatjon Konomi nga Shqipëria.

Për mbarëvajtjen e maratonës, Policia e Shqipërisë dhe institucione të tjera kishin marrë masa shtesë në rrugët e kryeqytetit.

Maratona u organizua nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe me mbështetjen e institucioneve të ndryshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë