Presidenti kinez Xi Jinping priti sot në Pekin kryetaren e partisë opozitare të Tajvanit, Cheng Li-wun, në takimin e parë të tillë në më shumë se një dekadë.
Kryetarja e partisë Kuomintang (KMT) vizitoi provincën Jiangsu dhe Shangain përpara se të udhëtonte për në Pekin, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Ajo u zotua për "pajtim dhe unitet" përgjatë Ngushticës së Tajvanit gjatë vizitës së saj në Mauzoleumin Sun Yat-sen në Nanjing, kryeqytetin e provincës lindore Jiangsu të Kinës.
Kryetarja e fundit e KMT-së që u takua me presidentin kinez Jinping ishte në vitin 2015, kur kryetari i atëhershëm Eric Chu e takoi atë në Kinë.
Vizita shihet si një hap i rëndësishëm në dialogun dhe shkëmbimet midis KMT-së dhe Partisë Komuniste të Kinës.
Chengu u zgjodh kryetare e KMT-së në tetor 2025.
Kina e konsideron Tajvanin si "provincën e saj të shkëputur" ndërsa Taipei ka këmbëngulur në pavarësinë e tij që nga viti 1949.
Vizita ka marrë gjithashtu rëndësi pasi presidenti kinez do të presë homologun e tij nga ShBA-ja, Donald Trump, muajin e ardhshëm.






















