| Albanian
SPORT
1 MINUTA LEXIMI
Slloveni Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA-s
Aleksander Ceferin, i cili ishte i vetmi kandidat në kongres, u rizgjodh në krye të organizatës evropiane të futbollit.
Slloveni Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA-s
Slloveni Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA-s / Foto: Reuters / Reuters
5 Prill 2023

Aleksander Ceferin nga Sllovenia rizgjidhet unanimisht në krye të UEFA-s në votimin e bërë në Kongresin e 47-të të Zakonshëm të UEFA-s.

Zgjedhjet për kryetarin e UEFA-s u mbajtën në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Ceferinu u rizgjodh në krye të kësaj organizate si i vetmi kandidat në kongres. Ceferin, i cili do të fillojë mandatin e tij të tretë në krye të UEFA-s, do të qëndrojë në këtë detyrë deri në vitin 2027.

Ai ishte zgjedhur si kryetari i 7-të i UEFA-s në vitin 2016, ndërsa për së dyti në vitin 2019.

BURIMI:AA