| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri: Raportohen 28 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë ende aktive
Si pasojë e zjarreve, janë prekur rreth 34,5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive mbetet ende në vlerësim.
Shqipëri: Raportohen 28 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë ende aktive
Shqipëri: Raportohen 28 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat pesë mbeten aktive.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se, përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura, në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe një avion "Air Tractor" i Forcës Ajrore.

Në zonën e Dajtit, siç raportojnë autoritetet, vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSh-së dhe ADZM-së, si dhe të 50 efektivëve të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni "Air Tractor" i Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Si pasojë e zjarreve, janë prekur rreth 34,5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive mbetet ende në vlerësim.

AKMC-ja dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë