| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje mori 72,94 për qind nga votat me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e fletëvotimeve nga votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës.
Zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje mori 72,94 për qind nga votat me postë
Zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje mori 72,94 për qind nga votat me postë

Nga numërim i të gjitha votave me postë del se Lëvizja Vetëvendosje është partia më e votuar me 72,94 për qind të votave së cilës po ashtu së fundi iu shtua edhe një deputetet, duke arritur në 53 mandate në Legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Nga rezultatet e përmbledhura deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë gjithsej 47,13 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 19.44 për qind apo 22 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës 16,69 për qind apo 18 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,73 për qind apo 7 ulëse.

Nga minoritetet, nëntë ulëse do t’i ketë Lista Serbe, dy ulëse do t’i ketë Partia Demokratike Turke e Kosovës, ndërsa nga një ulëse do të kenë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Koalicioni Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, PSA, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Unike Gorane dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Nga fillimi i këtij procesi që nisi më 12 qershor dhe deri më sot janë numëruar 223 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

Më 14 qershor, KQZ-ja ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85.790 pakove të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82.809, ndërkaq janë refuzuar 2.981.

KQZ-ja në ditët në vijim do të bëjë numërimin edhe të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta dhe më pas do të jetë afati për ankesa, nëse do të ketë të tilla.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë