Libani emëron ish-të dërguarin në ShBA për bisedimet me Izraelin

"Bisedimet me Tel Avivin janë të ndara nga çdo negociatë tjetër", thotë presidenti libanez Aoun.

By
Libani emëron ish-të dërguarin në ShBA për bisedimet me Izraelin / AA

Libani do të hyjë në bisedime me Izraelin me një delegacion të vetëm të udhëhequr nga Simon Karam, një ish-ambasador në ShBA, tha sot presidenti libanez Joseph Aoun.

"Bisedimet me Tel Avivin janë të ndara nga çdo negociatë tjetër", tha Aoun në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia kombëtare shtetërore e lajmeve.

Ai shtoi se negociatat synojnë të ndalojnë armiqësitë, t'i japin fund pushtimit izraelit të zonave jugore dhe të vendosin ushtrinë deri në kufijtë jugorë të njohur ndërkombëtarisht.

"Libani përballet me dy mundësi: ose vazhdimin e luftës, ose negociatat për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur stabilitet të qëndrueshëm", deklaroi Aoun.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka filluar një ofensivë në Liban që ka vrarë rreth 2.300 njerëz, ka plagosur më shumë se 7.500 dhe ka zhvendosur mbi 1 milion, sipas shifrave zyrtare.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi një armëpushim të përkohshëm 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit që nga mesnata e së premtes.