| Albanian
RAJONI
3 MINUTA LEXIMI
Prishtinë, protestë me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve
Protestuesit pranë Inspektoratit të Punës lëshuan tym me ngjyrë të zezë dhe të kuqe derisa thirrnin njëzëri "Liri, barazi, solidaritet".
Prishtinë, protestë me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve
Prishtinë, protestë me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve / Foto: AA / AA
1 Maj 2023

Dhjetëra të rinj në Prishtinë kanë protestuar me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke kërkuar zbatim të të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Me thirrjet "Punëtorët punojnë, pronarët fitojnë", "Punëtori/ja rob i shefit, s’rri deri vonë prej qejfit", "Poshtë shteti patriarkalo/kapitalist", "Kapitalizmi vret dhe skllavëron", protestuesit marshuan nga sheshi "Zahir Pajaziti", deri tek Agjencia Ekzekutive e Inspektoratit të Punës për të vazhduar edhe deri te ndërtesa e Qeverisë.

Protestuesit pranë Inspektoratit të Punës lëshuan tym me ngjyrë të zezë dhe të kuqe derisa thirrnin njëzëri "Liri, barazi, solidaritet".

Njëra nga organizatoret e kësaj proteste, Bjeshka Guri, tha se janë mbledhur për ta kundërshtuar shtypjen e klasës punëtore që kap 99 për qind të qytetarëve.

"Secili nga ne, jemi më se të vetëdijshëm për nënçmimin e përditshëm që përjetojmë duke kaluar një jetë të tërë të tjetërsuar nga vetvetja, familja dhe shoqëria. Ky poshtërim vjen kryekëput nga një sistem i cili na sheh edhe na shfrytëzon si vegla për krijim të kapitalit për klasën sunduese. Puna jashtë orarit, puna pa kontrata, rroga minimale 170 euro, vendet e pasigurta të punës, vdekjet, abuzimet, krimet seksuale nuk janë simptoma të një sistemi të keqmenaxhuar. Përkundrazi, janë pjesë të një sistemi të mirëdizajnuar i cili mbahet e rritet nëpërmjet pabarazisë, shtypjes dhe dhunës ndaj klasës punëtore", tha Guri.

Tutje, ajo tha se vdekjet në vendin e punës nuk janë thjesht aksidente dhe se 80 për qind e grave jashtë tregut të punës nuk është thjesht papunësi, por "është pasqyrë e shtypjes sistematike ndaj grave nëpërmjet ndarjes gjinore të punës që feminizon dhe devalvon punën e kujdesit dhe riprodhimit shoqëror, për të përfituar prej saj pa ndonjë kompensim".

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë gjatë vitit 2022 gjithsej nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës.

BURIMI:AA
Eksploro
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Njoftimi i Ambasadës së ShBA-së është standard botëror
Qeveria e Kosovës miraton ligjin për “çmimet tavan”
Hoxha në takimin për Ngushticën e Hormuzit: Liria e lundrimit duhet të respektohet
Konjufca në takimin për çështjen e Ngushticës së Hormuzit, të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar
Koncerti “Vëllazëria Botërore e Maqedonisë” mbahet në Shkup
Rreshje të dendura në Greqi, një person humb jetën
Shqipëri, Kuvendi ndërpret seancën pasi opozita bllokon foltoren
Kurti pas rikthimit në punë të Kuvendit: Vullneti i popullit nuk shpërndahet me dekrete
Shqipëri, Lamallari: Ndalimi i monopatinave, vendim për mbrojtjen e qytetarëve
Kosova pranon donacion në vlerë prej tre milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë
FMN-ja për Kosovën: Pas një viti me bllokadë politike, aktiviteti ekonomik është ngadalësuar
Rama: Shqipëria nuk po përballet me ngadalësim të procesit integrues drejt BE-së
Kryeministri Kurti pret në takim shefin e Misionit të EULEX-it
Shkup, mbahet Samiti i bashkësive fetare të Ballkanit
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Gashi takohet me kreun e Dijanetit të Türkiyes
Shqipëria e Bosnjë e Hercegovina forcojnë bashkëpunimin, theksohet rëndësia e stabilitetit në rajon
Shqipëri, ministri Karakaçi: Po diskutohet subvencionimi i transportit urban
Shkup, organizohet aktiviteti "Travel weekend with Turkish Airlines"
Presidentja Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale
Osmani dhe Kurti shkruajnë pas disfatës së Kosovës në futboll: Na dhanë krenari