Sulmi i ri në afërsi të Beogradit: Tetë të vrarë, 11 të plagosur

Policia serbe pas një kërkimi intensiv nga mbrëmja e djeshme sot ka arritur ta arrestojë sulmuesin në afërsi të Kragujevcit.

By Omer Xhaferi
Sulmi i ri në afërsi të Beogradit: Tetë të vrarë, 11 të plagosur.     /Foto: AA / Others

Në jug të qytetit të Beogradit, në Mlladenovac, të enjten mbrëma janë vrarë tetë persona, kurse 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Në spitalin “Dragisha Mishoviq” është kryer ndërhyrje kirurgjike ndaj dy personave të moshës 21 dhe 23 vjeç, të cilën ende janë në gjendje kritike. Ky sulm, siç raportojnë mediat, ka ndodhur në dy lokacione të ndryshme. Fillimisht në fshatin Dubona, pastaj në fshatrat Malo Orashje dhe Shepshin. Në kërkim të sulmuesit ishin vënë rreth 600 policë, të cilët gjatë ditë së sotme e kanë kryer arrestimin e tij në afërsi të Kragujevcit.