Ura mbi lumin Buna mori pëlqimin e Kuvendit të Shqipërisë
Me ndërtimin urës mbi lumin Buna distanca aktuale prej 73 kilometra mes Velipojës dhe Ulqinit parashikohet të shkurtohet në 300 metra.
Ura ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi lumin Buna mori pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Projektligji i diskutuar në muajin prill sot u ratifikua me shumicë votash.
“Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Boiana”, u miratua me 97 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njoftuan nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Ndërtimi i urës mbi lumin Bunë do të shkurtojë në 300 metra distancën mes Velipojës e Ulqinit, nga 73 kilometra që është aktualisht.
Parashikimet janë se me ndërtimin e kësaj ure të krijohet jo vetëm një sinergji mes dy shteteve, por të rritet edhe turizmi.