| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Tri kërkesat e BE-së për zgjidhjen e krizës së fundit në veri të Kosovës
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit me krerët e Kosovës dhe Serbisë në Moldavi, bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri me pjesëmarrjen e serbëve.
Tri kërkesat e BE-së për zgjidhjen e krizës së fundit në veri të Kosovës
Tri kërkesat e BE-së për zgjidhjen e krizës së fundit në veri të Kosovës.     /Foto: Josep Borrell Fontelles/Twitter / Twitter

Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri thirrje për mbajtje të zgjedhjeve të reja lokale në veri me pjesëmarrjen e serbëve.

Deklaratat e Borrellit erdhën pas një takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë gjerman Olaf Scholz.

“Kemi tri kërkesa të qarta, zgjedhje të reja lokale tani, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Borrell.

“Dështimi për ta bërë këtë do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, tha ai.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë