| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në nëntë muajt e parë të vitit
“Nga janari në shtator 2025, Shqipëria ka mirëpritur 10.228.686 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, njoftoi Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në nëntë muajt e parë të vitit
Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 9 muajt e parë të vitit
11 Tetor 2025

Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota me atraksione të të gjitha llojeve, nga kultura, arti, historia apo kulinaria.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se “nga janari në shtator 2025, Shqipëria ka mirëpritur 10.228.686 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”.

Sipas ministrit, ky trend pozitiv dëshmon zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për promovimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës.

Harta e vendeve prej nga vijnë turistët po zgjerohet çdo vit, ndërsa numri i vizitorëve jashtë sezonit veror po rritet ndjeshëm.

Nga alpet te vija e gjatë bregdetare, Shqipëria ofron një paketë të plotë turistike për çdo tipologji turistësh, ndërsa çdo vit po zgjerohet po ashtu edhe harta e vendeve nga ata vijnë.

Turistët kanë zgjedhur Shqipërinë, jo vetëm për plazhet e bukura dhe klimën e favorshme, por edhe për zonat malore me peizazhe natyrore mbresëlënëse, qytetet e lashta me vlerë historike e kulturore si dhe mikpritjen dhe kuzhinën tradicionale.

Sot turizmi, jo vetëm që po gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë, por gjithashtu po promovon Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm për çdo stinë të vitit.

BURIMI:ATA
Eksploro
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona
Paralajmërim për vërshime në Kosovë
Mbrojtja Civile në Shqipëri: Situatë e qetë nga kushtet e motit, strukturat në gatishmëri
Sarajevë: Kërkohet zbardhja e vrasjeve nga vrasës të paguar gjatë luftës
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb
Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së