| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Stoltenberg: Faleminderit Türkiyes që dërgoi ushtrinë në Kosovë
Pas takimit me Erdoğanin, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi rëndësinë e mbështetjes së fortë të Türkiyes për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, duke përfshirë ndërmjetësimin e Marrëveshjes së Drithit të Detit të Zi dhe zgjatjen e saj.
Stoltenberg: Faleminderit Türkiyes që dërgoi ushtrinë në Kosovë
Stoltenberg: Faleminderit Türkiyes që dërgoi ushtrinë në Kosovë.     /Foto: AA / AA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, falënderoi Türkiyen për dërgimin e përforcimeve në Kosovë për shkak të trazirave të fundit.

Duke folur me gazetarët pas takimit, të mbajtur me dyer të mbyllura në Pallatin Dolmabahçe të Istanbulit, Stoltenberg tha: “Falënderoj Türkiye për dërgimin e përforcimeve në veri të Kosovës pas trazirave të fundit”.

Stoltenberg theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së fortë të Türkiyes për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, duke përfshirë ndërmjetësimin e Marrëveshjes së Drithit të Detit të Zi dhe sigurimin e zgjatjes së saj.

Stoltenberg mori pjesë në inaugurimin e Presidentit Erdoğan të shtunën dhe shfrytëzoi rastin për ta uruar atë për rizgjedhjen e tij javën e kaluar dhe pjesëmarrjen e lartë të votuesve në zgjedhjet presidenciale.

Gjatë takimit të dy liderët diskutuan edhe për çështje të rëndësishme që do të diskutohen në korrik në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Kryediplomatja e BE-së, Kallas: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për një përshkallëzim të mëtejshëm
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional
Raporti holandez dokumentues i të shtënave ndaj fëmijëve në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit
Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë pas sulmeve të reja ajrore me Iranin
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 5 të vdekur dhe alarm për cunami në rajon
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni
OBSh-ja: Rastet me hantavirus mbeten në 13, nuk janë raportuar vdekje të reja mbi një muaj
Papa Leoni XIV filloi vizitën në Spanjë: Në fokus mesazhet e paqes, migracioni dhe tensionet politik
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 21-22 për qind të kapaciteteve raketore pas sulmeve amerikane
Raport: Pentagoni ngre nivelin e kërcënimit të spiunazhit izraelit në shkallën më të lartë
Millatoviq: Mali i Zi tregoi pjekuri dhe konfirmoi se i përket familjes evropiane
Komisioni Evropian sinjalizon masa më të ashpra për vizat ndaj shtetasve rusë
Macron: BE-ja gati ta mbështesë Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit
Anketa: Izraeli dhe Netanyahu përballen me opinion negativ global
Mickoski nga Tivati: Тë përkushtuar ndaj integrimit evropian, nuk e sakrifikojmë dinjitetin kombëtar
WFP-ja: Pasojat e krizës në Lindjen e Mesme po shtyjnë miliona njerëz drejt urisë akute
Kancelari gjerman Merz në Tivat: BE-ja duhet të tregojë vullnet politik për zgjerimin
Azerbajxhani: Sulmi me dron ndaj anijeve të mallrave lë 5 të vdekur dhe 3 të plagosur në Detin Azov
Türkiye po angazhohet për një zgjidhje afatgjatë për myslimanët Rohingia të persekutuar
Lavrov: Kushner dhe Witkoff janë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-ShBA