| Albanian
RAJONI
3 MINUTA LEXIMI
TIKA në Shqipëri vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë motokultivatorë për familjet e fëmijëve jetimë në Lushnjë.
TIKA në Shqipëri vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë
TIKA në Shqipëri vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë. / Photo: AA / AA

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë në Shqipëri, ku në projektin e fundit ka shpërndarë motokultivatorë për familjet e fëmijëve jetimë në Lushnjë.

Në aktivitetin e shpërndarjes së mjeteve që përdoren në bujqësi ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë Tayyar Kağan Atay, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, dr. Emine Gizem Başkan, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe kryetari i Fondacionit ALSAR Mehdi Gurra.

Duke folur për Anadolun, ambasadori turk Atay tha se vazhdojnë projektet e tyre nën udhëheqjen e TIKA-s dhe me mbështetjen e Fondacionit ALSAR për mbështetjen e prodhimit bujqësor.

Ai kujtoi se në të kaluarën kanë kontribuar për familjet e jetimëve me fidanë për të mbështetur gratë në prodhimtarinë bujqësore, duke shtuar se në kuadër të projektit kanë siguruar edhe fara dhe plehra.

“Si hallka e fundit e kësaj serie, ne u dhurojmë 35 familjeve makineri bujqësore, veçanërisht mjete të ngjashme si traktorë të vegjël të përshtatshëm për automatizim. Edhe ne si Ambasadë jemi shumë të lumtur të reflektojmë në terren marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Shqipërinë dhe t'i mbështesim aq sa mundemi veçanërisht familjet që kanë nevojë për mbështetje”, u shpreh Atay, duke falënderuar Fondacionin ALSAR dhe TIKA-n.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Gurra, u shpreh se po realizojnë projektin e radhës për t'u ardhur në ndihmë familjeve me jetimë.

"Ky projekt vjen në vazhdim të projekteve që kemi nisur për familjet e fëmijëve jetimë të cilët kanë tokë në përdorim. Është një mjet që u shërben të gjitha familjeve të cilat i kanë këto mundësi për të përdorur, për të punuar tokën e tyre, për të nxjerrë të ardhura, për të rimëkëmbur ekonominë e tyre", u shpreh Gurra.

Pjesë e projektit të TIKA-s janë 35 familje që kanë fëmijë jetimë, që trajtohen nga Fondacioni ALSAR.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe aleate
Nënkryetari i AK Partisë, Zorlu vizitë në Maqedoninë e Veriut
Begaj pret kryeparlamentarin kroat, integrimi në BE i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal në fokus
Protestat për Zvërnecin hyjnë në ditën e nëntë
Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshjen për pikat kufitare
Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare
Peleshi takon homologun kroat: Nisma Shqipëri–Kroaci–Kosovë e forcon sigurinë rajonale
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Begaj uron Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit euroatlantik
Shqipëri, prezantohet projekti i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti në festën e fitores: Kjo është dekada e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje
Numërohen mbi 81 për qind e kutive të votimit në Kosovë, kryeson LVV-ja me 43,09 për qind
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 dolën 8,29 për qind e votuesve
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta nën moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e UNESCO-s