| Albanian
BOTA
3 MINUTA LEXIMI
Türkiye, për herë të parë një grua në krye të Bankës Qendrore
Dr. Hafize Gaye Erkan e lindur në vitin 1982 në Istanbul ka diplomuar në vitin 2001 në Universitetin "Boğaziçi" në Departamentin e Inxhinierisë Industriale.
Türkiye, për herë të parë një grua në krye të Bankës Qendrore
Türkiye, për herë të parë një grua në krye të Bankës Qendrore / Foto: AA / AA

Dr. Hafize Gaye Erkan u bë gruaja e parë që është emëruar në krye të Bankës Qendrore të Republikës së Türkiyes (TCMB).

Vendimi për emërimin e saj në krye të TCMB-së me nënshkrim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan u publikua në "Gazetën Zyrtare".

Me këtë emërim, Hafize Gaye Erkan u bë gruaja e parë në këtë post.

Kush është dr. Hafize Gaye Erkan?

Erkan e lindur në vitin 1982 në Istanbul ka diplomuar në vitin 2001 në Universitetin "Boğaziçi" në Departamentin e Inxhinierisë Industriale.

Më pas ajo studimet i ka vazhduar në ShBA, ku ka doktoruar në Universitetin "Princeton" në fushën e kërkimit operacional dhe inxhinieri financiare. Erkan gjithashtu përfundoi dy programe trajnimi për shkencat e menaxhimit në Shkollën e Biznesit në Harvard dhe lidership në Universitetin "Stanford".

Karrierën e saj e filloi në vitin 2005 në Goldman Sachs, përderisa shërbeu për 9 vjet këtu Erkan këshilloi bordet e drejtorëve dhe ekipet e drejtuesve të bankave të mëdha dhe kompanive të sigurimit në ShBA për menaxhimin e bilancit, testimin e stresit dhe planifikimin e kapitalit, menaxhimin e rrezikut, bashkimet dhe blerjet.

Erkan në vitin 2014 filloi të punojë në "First Republic Bank" ku për rreth 8 vjet ishte si bashkëkryetare, kryetare, anëtare bordi, drejtore e investimeve, drejtore e depozitave dhe bashkëdrejtore e riskut.

Erkan, e cila ishte anëtare e Bordit të drejtorëve për 2 vjet në Tiffany & Co, një kompani stolish me seli në ShBA, iu bashkua Bordit të drejtorëve të Marsh McLennan, një kompani globale konsulence financiare e përfshirë në Fortune 500, në vitin 2022.

Sipas hulumtimit të San Francisco Business Times të vitit 2018, Erkan ishte gruaja e vetme nën moshën 40 vjeç që mbante titullin e presidentes ose drejtores ekzekutive (CEO) në 100 bankat më të mëdha të ShBA-së.

Erkan, e cila ka ekspertizë në banka, investime, menaxhim të riskut, teknologji dhe inovacion digjital, shërben gjithashtu në Këshillin Këshillimor të Departamentit të Kërkimeve Operacionale dhe Inxhinierisë Financiare të Universitetit "Princeton".

BURIMI:AA
Eksploro
Sulme të reja izraelite në jug të Libanit vrasin të paktën 5 persona, pavarësisht armëpushimit
Kina reagon për Lindjen e Mesme: Negociatat ShBA-Iran janë në fazë kritike
Suedia planifikon të sekuestrojë pronat që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare
ShBA, emigranti gjeorgjian vdes në qendrën e paraburgimit të ICE-s në Luiziana
Izraeli lëshon paralajmërime për evakuim në qytetet libaneze një ditë pas armëpushimit me Iranin
Türkiye dhe Kanadaja nisin diskutimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë
“ShBA-ja do të kërkojë marrëveshje me Iranin mbi programin bërthamor”
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine rritet në 37, qindra të tjerë të lënduar
Trump: Negociatat me Iranin vazhdojnë, marrëveshja e paqes mund të arrihet për dy ose tre ditë
Presidenti italian: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së
Të paktën 11 emigrantë humbën jetën gjatë një operacioni shpëtimi pranë Maltës
Trumpi i kërkon Tel-Avivit dhe Teheranit të ndalojnë luftimet
Izraeli: Kemi kryer sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit mes përshkallëzimit të tensioneve
Kryediplomatja e BE-së, Kallas: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për një përshkallëzim të mëtejshëm
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional
Raporti holandez dokumentues i të shtënave ndaj fëmijëve në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit
Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë pas sulmeve të reja ajrore me Iranin
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 5 të vdekur dhe alarm për cunami në rajon
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni
OBSh-ja: Rastet me hantavirus mbeten në 13, nuk janë raportuar vdekje të reja mbi një muaj