| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Pesë hapat e propozuar të Kurtit për shtensionimin e situatës në veri
Kthimi në dialog i Serbisë sipas kryeministrit Albin Kurti është një prej hapave që duhet ndërmarrë për zgjidhjen e tensioneve në veri të vendit.
Pesë hapat e propozuar të Kurtit për shtensionimin e situatës në veri
Pesë hapat e propozuar të Kurtit për shtensionimin e situatës në veri.     /Foto: Albin Kurti/Facebook / Facebook

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku ka thënë se ka paraqitur vullnet të plotë për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit.

Ai ka thënë se gjatë të hënës ka pasur disa biseda telefonike me ndërkombëtarët, dhe se Kosova është e interesuar që të gjendet një zgjidhje për shtensionim të situatës.

Sipas tij, janë disa hapa për këtë, i pari sundimi i ligjit në veri të vendit që, siç tha ai, nënkupton sjelljen para drejtësisë të atyre që kanë sulmuar Qeverinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët; hapi i dytë, Eulexi është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejt thelbin e proceseve gjyqësore të lidhura me gjykimin... katër, koordinimi i Qeverisë së Kosovës me të gjithë aktorët për zgjedhje të reja në veri, si dhe e pesta, kthimi i Kosovës dhe Serbisë menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

“Udhëheqësit e dy shteteve takohen në një nivel të dialogut të lartë në Bruksel gjatë kësaj jave”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendimet e institucioneve të Kosovës në veri të vendit nuk kanë çuar në deeskalim të situatës në veri të vendit.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë