| Albanian
BOTA
4 MINUTA LEXIMI
Erdoğan: Suedia ta bëjë pjesën e saj për terrorizmin për anëtarësim në NATO
Megjithëse Türkiye miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia t’i përmbahet një memorandumi trepalësh të nënshkruar qershorin e kaluar në Madrid për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë për terrorizmin.
Erdoğan: Suedia ta bëjë pjesën e saj për terrorizmin për anëtarësim në NATO
Erdoğan: Suedia ta bëjë pjesën e saj për terrorizmin për anëtarësim në NATO / Foto: AA / AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nëse pritet që Türkiye t’u përgjigjet pritjeve të Suedisë për anëtarësim në NATO, atëherë Stockholmi duhet ta bëjë pjesën e saj për organizatën terroriste para samitit të NATO-s.

"Samiti i NATO-s do të mbahet në Vilnius. Shpresojmë, nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme, unë do të marr pjesë. Pritjet e Suedisë, nuk do të thotë se ne do të pajtohemi me këto pritje. Para së gjithash, Suedia duhet ta bëjë pjesën e saj", tha Erdoğan.

Komentet e tij erdhën gjatë kthimit nga turneu i tij i parë jashtë vendit pas rizgjedhjes, gjegjësisht në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Azerbajxhan.

Erdoğan rikujtoi se në fillim të qershorit zhvilloi një takim në Istanbul me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Ajo që ne i thamë ishte se ‘nëse prisni që ne t’u përgjigjemi pritjeve të Suedisë, para së gjithash, Suedia duhet ta shuajë atë që ka bërë kjo organizatë terroriste’. Derisa ne ia shprehnim këto Stoltenbergut, fatkeqësisht terroristët po demonstronin sërish në rrugë në Suedi", tha presidenti turk.

Në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, presidenti turk i bëri thirrje Suedisë të rrisë forcat policore për të parandaluar terroristët e PKK-së të veprojnë në Suedi.

"Çfarë bëjnë forcat e policisë… detyra e policisë është t’i ndalojë ata. Tani ka të drejta që u jepen forcave të policisë në ligje dhe kushtetutë. Përdorni këto të drejta. Ju nuk i përdorni këto të drejta, pastaj na thoni ‘ejani dhe merrni Suedinë në NATO’", tha Erdoğan.

Presidenti turk theksoi se kryekëshilltari i tij, Akif Çağatay Kılıç, sot do të kryesojë një mbledhje ku do të japë mesazhin, siç tha ai, "ky është mendimi i presidentit tonë, padyshim mos prisni asgjë ndryshe në Vilnius".

Takimi i katërt për një mekanizëm të përbashkët të përhershëm midis Türkiyes, Finlandës, Suedisë dhe NATO-s filloi sot në kryeqytetin turk Ankara.

Takimi vjen para se liderët e NATO-s të mblidhen në një samit në Vilnius të Lituanisë, më 11-12 korrik.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi një luftë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Megjithëse Türkiye miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia t’i përmbahet një memorandumi trepalësh të nënshkruar qershorin e kaluar në Madrid për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë për terrorizmin.

Në muajin nëntor, Suedia miratoi një ligj kundër terrorizmit duke shpresuar se Ankaraja do të miratojë aplikimin e Stokholmit për t’u bashkuar me NATO-n. Ligji i ri, i cili hyri në fuqi nga 1 qershori, lejon autoritetet të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupet terroriste.

Disa ministra të jashtëm shpresojnë se Türkiye do ta miratojë aplikimin e Suedisë para samitit të NATO-s të muajit të ardhshëm.

BURIMI:AA
Eksploro
Aeroporti i Istanbulit bëhet më i ngarkuari në Evropë me 1.395 fluturime ditore
Franca rikonfirmon refuzimin për të marrë pjesë në luftën kundër Iranit
Irlanda dënon konfiskimin e "Flotiljes Global Sumud" dhe kërkon lirimin e shtetasve të saj
Kryepeshkopi grek: Sulmi ndaj murgeshës ngre shqetësime për sigurinë e të krishterëve në Jeruzalem
Zelensky nënshkruan projektligje që e zgjasin gjendjen ushtarake dhe mobilizimin në Ukrainë
Udhëheqësi suprem i Iranit: E ardhmja e Gjirit do të jetë pa ShBA-në
Izraeli ndalon gazetaren spanjolle për komentet mbi gjenocidin dhe bojkotin
Aktivistë gjermanë bllokojnë objekt të Rheinmetall për furnizime armësh drejt Izraelit
Serbia dhe Çekia paralajmërojnë forcimin e bashkëpunimit në shumë fusha
Lavrov: Konflikti ShBA-Izrael me Iranin ka ndikim negativ në Detin Kaspik
Rritet inflacioni në Eurozonë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë
Izraeli arreston 18 shtetas turq nga flotilja e ndihmës për Gazën
Trumpi përsërit presionin mbi presidentin izraelit për të falur Netanyahun
Fluturimet e pasagjerëve ShBA-Venezuelë do të rifillojnë pas një pauze 7-vjeçare
Raporti: Epsteini u përpoq të grumbullonte para, pushtet dhe gra në Afrikë
Gjykata e Zelandës së Re rrëzon apelin e sulmuesit të xhamisë në Christchurch
Ish-shefi i FBI-së paraqitet në gjykatë pasi akuzohet për herë të dytë
OKB: 60 për qind e familjeve në Gaza nuk kanë qasje të përditshme në ujë të pastër
Aktivistët e Flotiljes Globale Sumud thonë se po iu afrohen fregata dhe anije luftarake
Kreu i IATA-s paralajmëron se karburanti i shtrenjtë po rrit çmimet e biletave të avionit