| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Europol potencon kërcënimin që paraqet PKK-ja për BE-në
"Organizata terroriste përdor shtetet e BE-së si baza për qëllime administrative, rekrutimi dhe financimi", thuhet në raportin vjetor të Europolit mbi terrorizmin.
Europol potencon kërcënimin që paraqet PKK-ja për BE-në
Europol potencon kërcënimin që paraqet PKK-ja për BE-në / Foto: Reuters / Reuters

Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian (Europol) potencoi kërcënimin që paraqet organizata terroriste PKK për vendet anëtare të bllokut në një raport të publikuar të mërkurën.

Europol në raportin e saj vjetor mbi terrorizmin zbuloi se anëtarët e disa grupeve evropiane të së majtës ekstreme dhe anarkistëve kanë trajnuar dhe luftuar në krah të terroristëve të PKK-së në veri të Irakut, Türkiyes juglindore dhe së fundmi në verilindje të Sirisë, ku janë kryer shumica e sulmeve të grupit terrorist.

"PKK-ja është shumë aktive në BE, kryesisht duke përdorur shtetet anëtare si baza për qëllime administrative, rekrutimi dhe financimi", thuhet në raport, duke shtuar se trafiku i drogës dhe mashtrimi janë ndër burimet kryesore të të ardhurave të saj në BE, të cilat përdoren për financimin e fushatës së saj terroriste.

Më tej raporti thekson se PKK-ja gjithashtu drejton një aparat të gjerë propagande në gjithë Evropën.

Sipas Europolit, në vitin 2022 Gjermania arrestoi katër persona dhe Italia një person për lidhjet e tyre me PKK-në.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

BURIMI:AA
Eksploro
NATO-ja: Reduktimi i rolit ushtarak të ShBA-së në Evropë do ta forcojë aleancën në afat të gjatë
Oxfam: Që nga 2023, më shumë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor se në 17 vitet e mëparshme
Patriarku latin i Kudsit paralajmëron përkeqësimin e kushteve në Gaza nën pushtimin izraelit
Filipine, rritet në 55 numri i viktimave nga tërmeti 7.8 ballësh
Kryeministri kanadez: Türkiye aleate “jashtëzakonisht e rëndësishme strategjike” për Kanadanë
Trumpi: Marrëveshja për t'i dhënë fund luftës me Iranin mund të nënshkruhet që këtë fundjavë
Izraeli është bërë shteti më i bojkotuar në botë
Shefi i NATO-s: ShBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës
Raport: Holanda, porta kryesore e BE-së për produktet nga vendbanimet e paligjshme izraelite
OKB-ja: Numri i personave të zhvendosur me forcë bie në 118 milionë
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet mes sulmeve të ripërtërira amerikane
Ridizajnimi i mbrojtjes evropiane: Mendim i dëshiruar apo strategji?
Kina përsërit thirrjen ndaj ShBA-së dhe Iranit për të ndalur luftimet dhe për t’u rikthyer në dialog
Sulmet amerikane pranë Hormuzit goditën objektin iranian të ujit të pijshëm
Irani: Rajoni do të shndërrohet në "ferr" për ShBA-në për shkak të Ngushticës së Hormuzit
Drejtori i Spitalit Kamal Adwan kërkon lirimin e menjëhershëm, kundërshton ndalimin e tij
Trump: Irani mori "shumë kohë për të negociuar një marrëveshje dhe tani do të paguajë çmimin"
Delegacioni nga Katari mbërrin në Teheran për bisedime mbi tensionet Iran-ShBA
Kremlini: Akoma nuk ka marrëveshje për një takim Putin-Pashinyan
BE-ja: Diplomacia është e vetmja mënyrë për sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme