| Albanian
RAJONI
3 MINUTA LEXIMI
Lirohen tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia
Rrëmbimi i policëve ngriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dy javët e fundit, ndërsa autoritetet e Kosovës publikuan prova se rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit kosovar.
Lirohen tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia
Lirohen tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia / Foto: ATA / ATA

Tre policët kufitarë të Kosovës të cilët janë rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës janë liruar sot në Serbi.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë dhe mediat në Kosovë.

Ndërkohë, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban publikoi në Twitter se lirimi i policëve vjen pas kërkesës së tij gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq javën e kaluar.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t'i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, publikoi Orban.

Rrëmbimi i policëve ngriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dy javët e fundit. Autoritetet kosovare publikuan prova se policët janë rrëmbyer nga xhandarmeria serbe brenda territorit të Kosovës.

Kurti: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka konfirmuar lirimin e tre policëve të Kosovës, të rrëmbyer nga Serbia. Ai ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi. Kurti ka shkruar se ky rrëmbim konsiston me një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe si i tillë duhet qortuar.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.

Rama: Me forcën e arsyes të nisë de-eskalimi përfundimtar Kosovës-SerbiKthimi i policëve të Kosovës në shtëpi, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut.

“Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama në Twitter

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe aleate
Nënkryetari i AK Partisë, Zorlu vizitë në Maqedoninë e Veriut
Begaj pret kryeparlamentarin kroat, integrimi në BE i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal në fokus
Protestat për Zvërnecin hyjnë në ditën e nëntë
Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshjen për pikat kufitare
Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare
Peleshi takon homologun kroat: Nisma Shqipëri–Kroaci–Kosovë e forcon sigurinë rajonale
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Begaj uron Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit euroatlantik
Shqipëri, prezantohet projekti i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti në festën e fitores: Kjo është dekada e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje
Numërohen mbi 81 për qind e kutive të votimit në Kosovë, kryeson LVV-ja me 43,09 për qind
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 dolën 8,29 për qind e votuesve
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta nën moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e UNESCO-s