| Albanian
RAJONI
3 MINUTA LEXIMI
Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshje me shtetin e Iowas të ShBA-së
Guvernatorja e shtetit të Iowas, Kim Reynolds, tha se Kosova zë vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Iowas.
Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshje me shtetin e Iowas të ShBA-së
Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshje me shtetin e Iowas të ShBA-së.   / Foto: AA / AA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim guvernatoren e shtetit Iowa të ShBA-së, Kim Reynolds.

Pas takimit, presidentja Osmani dhe guvernatorja Reynolds kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowas.

Presidentja Osmani tha se marrëveshja hap rrugë përafrimit të drejtpërdrejtë dhe përfitimeve të drejtpërdrejta të qytetarëve.

"Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta dhe në angazhimin tonë për demokraci, sundim të ligjit si dhe për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në vend dhe rajon", theksoi Osmani.

Ajo tha se programi i partneritetit shtetëror të Iowas vazhdon të jetë i rëndësishëm në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në përputhje me objektivat për anëtarësim në NATO.

Guvernatorja e shtetit të Iowas Kim Reynolds tha se Kosova zë vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Iowas.

Ajo tha se fakti që Iowa është shteti vetëm që ka konsullatë të Kosovës tregon mjaft për raportet e mira midis dy vendeve.

"Jemi të përkushtuar për të zgjeruar partneritetin dhe bashkëpunimin tonë edhe më tej në fushën e sigurisë, në edukim dhe në lidhje të reja komerciale sepse këto shkëmbime nuk varen vetëm nga udhëheqësit politikë, por edhe nga organizatat e shumta që janë të përkushtuar për diplomacinë qytetare", theksoi Reynolds.

Presidentja Osmani dhe guvernatorja Reynolds biseduan edhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në vend dhe tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet vendi dhe rajoni.

Guvernatorja Reynolds do të pritet në takim gjatë ditës edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë