| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria miraton huanë amerikane prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e ushtrisë
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të përfitojnë nga ShBA-ja një financim prej 302 milionë dollarësh për blerjen e pajisjeve, sistemeve dhe shërbimeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s.
Shqipëria miraton huanë amerikane prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e ushtrisë
Shqipëria miraton huanë amerikane prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e ushtrisë

Marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara, pjesë e mekanizmit të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), mori të hënën miratimin e Kuvendit të Shqipërisë me 74 vota pro. 

Debati për marrëveshjen u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak se, sipas mazhorancës, dokumenti përmban të dhëna të klasifikuara. Deputetët votuan më pas në një proces të hapur.

Në seancë nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj. Opozita kishte njoftuar paraprakisht bojkotin, duke kundërshtuar miratimin e marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar, të cilën e cilësoi antikushtetuese. Megjithatë, PD-ja bëri të ditur se në parim e mbështet financimin.

Marrëveshja me ShBA-në parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Fondet do të përdoren për blerjen e pajisjeve, sistemeve dhe shërbimeve në përputhje me standardet e NATO-s.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë