RAJONI
1 minuta leximi
Klodiana Spahiu dhe Agron Gjekmarkaj zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit të Shqipërisë
Në seancën e sotme u miratuan edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, që përfshijnë ngritjen e 11-të komisioneve të përhershme parlamentare.
Klodiana Spahiu dhe Agron Gjekmarkaj zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit të Shqipërisë
Klodiana Spahiu dhe Agron Gjekmarkaj zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit të Shqipërisë / ATA
16 Shtator 2025

Klodiana Spahiu dhe Agron Gjekmarkaj janë zgjedhur zëvendëskryetarë të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë seancës së sotme parlamentare.

Spahiu u zgjodh në këtë post me propozim të grupit parlamentar të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, ndërkohë Gjekmarkaj u zgjodh me propozim të grupit parlamentar të partisë opozitare, Partisë Demokratike.

Në seancën e sotme u miratuan edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, që përfshijnë ngritjen e 11-të komisioneve të përhershme parlamentare.

Gjatë procesit të votimit, deputetë e opozitës u larguan nga salla e seancave plenare, duke mos marrë pjesë në votim, pasi kundërshtuan edhe mënyrën e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit.

Kuvendi pritet të mblidhet përsëri në orët e pasdites së sotme, ku do të diskutohet dhe votohet për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare.

Më 12 shtator u mbajt seanca e parë e konstituimit të Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë Niko Peleshi, deputet i Partisë Socialiste, u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit.

Kuvendi pritet ta caktojë datën për prezantimin e programit të qeverisë dhe miratimit të kabinetit të ri qeveritar në ditët në vazhdim.