| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Prishtinë, qytetarët protestojnë nën moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”
Protestuesit kërkuan drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale për rastin e saj, si dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Prishtinë, qytetarët protestojnë nën moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”
Prishtinë, qytetarët protestojnë nën moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”/ AA

Qytetarë nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës dhe aktivistë për të drejtat e njeriut kanë protestuar të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale për rastin e saj, si dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, u mbajt me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, ndërsa protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë.

Protestuesit kërkuan nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete për ta garantuar mbrojtjen e grave dhe për t'i parandaluar rastet e dhunës, duke e theksuar nevojën për përgjegjësi institucionale dhe drejtësi për viktimat.

Gjatë protestës, organizatorët e shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës se si institucionet trajtojnë rastet e dhunës ndaj grave, duke kërkuar hetim të përgjegjësive dhe masa ndaj zyrtarëve që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre.

- Rasti i Arldina Zekajt e tronditi opinionin publik në Kosovë

Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi kishte raportuar tek aturoitetet përkatëse dhunë në familje. Ish-bashkëshorti i saj ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa ajo ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët, duke e refuzuar strehimin në ndonjë vend tjetër.

I dyshuari për vrasjen me inicialet A.S., i cili njëherësh është kunati i viktimës, u arrestua të mërkurën në mbrëmje.

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për të hetuar nëse ka pasur lëshime apo përgjegjësi institucionale në trajtimin e rastit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj qartazi shihet se ka pasur një “zinxhir sistemor lëshimesh” nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor, Kurti tha se kjo vrasje, e paralajmëruar nga vetë viktima, “nuk kishte se si të përfundonte ndryshe” dhe një gjë e tillë “e bën edhe më të pafalshme situatën”.

Udhëheqës të institucioneve, deputetë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut reaguan për këtë rast duke kërkuar llogari nga institucionet përgjegjëse.

Arlinda Zekaj është gruaja e tetë që vritet gjatë vitit 2026 në Kosovë.


Eksploro
Shqipëri, vazhdon në ditën e 15-të protesta e thirrur nga studentët
Mickoski në takim me kryeparlamentaren Haxhiu: Dialogu i hapur për stabilitet rajonal
INSTAT-i: Aksidentet rrugore në Shqipëri shënuan rritje gjatë periudhës janar–shtator
Takimi Gashi-Haxhiu: Vizion i përbashkët rajon stabil dhe integrim në strukturat euroatlantike
Shiroka-Pula: Ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi, në interes të të dyja vend
Zgjedhjet në Serbi, opozita e mbështetur nga studentët fiton 52,71 për qind të votave
Mickoski uron kryesuesin e Listës Studentore në Serbi për rezultatin zgjedhor
Kryeministri i Shqipërisë propozon ashpërsimin e ligjeve për protestat mes demonstratave studentore
Investimet e botës së biznesit turk në Shqipëri arrijnë në 3,5 miliardë dollarë
Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit dhe dinjitetit
Urime nga BE-ja dhe rajoni pas fitores së "Listës Studentore" në zgjedhjet e parakohshme në Serbi
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh më 1 nëntor
Kurti e cilëson si “arritje të jashtëzakonshme” rezultatin e Koalicionit Shqiptar në Serbi
Lista Studentore shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi
Vuçiq e pranon humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi
Kolona të gjata në pikat kufitare, serbët nga Kosova udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar
Vuçiq pas votimit në Beograd: Sot, Serbia zgjedh mes së ardhmes dhe së kaluarës
Nisin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, 6,45 milionë qytetarë me të drejtë vote
Presidentja e Kosovës mesazh shqiptarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Mbi 10,7 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë periudhës janar-shtator