| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Begaj pret kryeparlamentarin kroat, integrimi në BE i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal në fokus
“Fokusi ynë është mbyllja e kapitujve dhe finalizimi i negociatave”, deklaroi Begaj, duke e shprehur besimin se Shqipëria do të vijojë ta ketë mbështetjen e Kroacisë dhe institucioneve të saj.
Begaj pret kryeparlamentarin kroat, integrimi në BE i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal në fokus
Begaj pret kryeparlamentarin kroat, integrimi në BE i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal në fokus / Bajram Begaj/X

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në takim kryeparlamentarin e Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, ku u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Begaj bëri të ditur se gjatë takimit u fol mbi partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke theksuar se ato mbështeten në prioritete të njëjta të politikës së jashtme dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. 

Presidenti shqiptar nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërparlamentar në forcimin e këtyre lidhjeve.

Kreu i shtetit vlersoi mbështetjen e vazhdueshme politike të Kroacisë ndaj procesit të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, si dhe për ndarjen e përvojës dhe ekspertizës së saj gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Rruga juaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian vazhdon të na frymëzojë, duke treguar se reformat e vendosura, të udhëhequra nga një vizion i qartë evropian, sjellin rezultate të prekshme për qytetarët dhe të gjithë rajonin”,  tha Begaj.

Më tej, ai theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për anëtarësimin e plotë në BE, duke vënë në dukje se vendi ka hyrë tashmë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit.

“Fokusi ynë është mbyllja e kapitujve dhe finalizimi i negociatave”, deklaroi Begaj, duke shprehur besimin se Shqipëria do të vijojë të ketë mbështetjen e Kroacisë dhe institucioneve të saj.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal për garantimin e sigurisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kuadër, Begaj vlerësoi mbështetjen e Kroacisë për integrimin e plotë të Kosovës në strukturat rajonale dhe euroatlantike.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Begaj uron Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit euroatlantik
Shqipëri, prezantohet projekti i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti në festën e fitores: Kjo është dekada e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje
Numërohen mbi 81 për qind e kutive të votimit në Kosovë, kryeson LVV-ja me 43,09 për qind
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 dolën 8,29 për qind e votuesve
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta nën moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e UNESCO-s
Kosova nesër voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Kosovë, studentë dhe qytetarë protestojnë për të drejtën e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
Haxhiu nga Tivati: Kosova kërkon proces të drejtë dhe të barabartë integrues
Vuçiq në Tivat: Për mua nuk është e rëndësishme kush do të hyjë i pari në BE, por cilësia e jetës
Kryeministri kroat: Mali i Zi ka përparuar në BE, por çështjet dypalëshe mbeten të hapura
Kosova kërkon mbështetjen e Çekisë për procesin e statusit të vendit kandidat në BE