| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takohet me ministrin gjerman të shtetit për Evropën
Sipas një njoftimi të ministrisë së jashmte, në fokus të bisedimeve ishin çështjet aktuale që lidhen me integrimin evropian dhe përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takohet me ministrin gjerman të shtetit për Evropën
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takohet me ministrin gjerman të shtetit për Evropën / TRT Balkan AL
15 orë më parë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takim me Gunther Krichbaum, ministër shteti për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Sipas një njoftimi të ministrisë së jashmte, në fokus të bisedimeve ishin çështjet aktuale që lidhen me integrimin evropian dhe përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Mucunski ka riafirmuar përcaktimin strategjik për anëtarësim në BE, duke theksuar përkushtimin ndaj zbatimit të reformave, avancimit të bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe kontributit për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Bashkëbiseduesit kanë konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’i thelluar më tej ato, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.