| Albanian
LUFTA NË GAZA
3 minuta leximi
Portugalia do të ndjekë disa shtete të tjera në njohjen e Palestinës
Para se Franca të njoftonte njohjen e Palestinës në shtator, vetëm 10 nga 27 vendet e BE-së e kishin njohur shtetësinë palestineze.
Portugalia do të ndjekë disa shtete të tjera në njohjen e Palestinës
Portugalia do të ndjekë disa shtete të tjera në njohjen e Palestinës / Reuters

Portugalia planifikon tа njohë shtetin e Palestinës “që në shtator”, raportuan mediat vendase duke cituar burime nga zyra e kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit Luis Montenegro njoftoi të enjten se, nëse përmbushen kushtet “të paraqitura dhe kryesisht të pranuara nga shtetet pjesëmarrëse” në konferencën e OKB-së, Portugalia mund ta njohë shtetin palestinez “që në shtator, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” në New York, raportuan e përditshmja Diario De Noticias dhe media të tjera.

Montenegro do të konsultohet fillimisht me presidentin e vendit, Marcelo Rebelo de Sousa, dhe me partitë parlamentare.

Zyra e kryeministrit tha gjithashtu se Portugalia ka “shpjeguar më parë kushtet për të nisur një proces njohjeje”, veçanërisht “marrëveshja me një grup vendesh me të cilat kemi ruajtur një dialog të vazhdueshëm dhe që kanë marrë pjesë aktive në këtë konferencë”.

Deklarata e Nju Jorkut

Konferenca e OKB-së të martën i kërkoi Izraelit të angazhohet për një shtet palestinez dhe shprehu “mbështetje të palëkundur” për zgjidhjen me dy shtete, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve që ende nuk e kanë njohur Palestinën ta bëjnë këtë sa më parë.

Një deklaratë e veçantë njëfaqëshe me titull “Thirrja e Nju Jorkut”, e miratuar të martën mbrëma nga 15 vende perëndimore, thekson se këto shtete e kanë njohur, shprehur ose janë të gatshme ta njohin shtetin e Palestinës si një hap thelbësor drejt zgjidhjes me dy shtete dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë bërë këtë të bashkohen me këtë thirrje.

Deklarata përfshinte gjashtë vende që e kanë njohur tashmë Palestinën dhe nëntë të tjera, përfshirë Maltën, Andorrën, Australinë, Kanadanë, Finlandën, Luksemburgun, Zelandën e Re, Portugalinë dhe San Marinon.

Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi të mërkurën se Kanadaja do ta njohë Palestinën si shtet në shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Edhe Malta do ta shpallë njohjen e shtetit palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, deklaroi të martën kryeministri Robert Abela.

Sekretari i përhershëm në Ministrinë e Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar, e bëri gjithashtu njoftimin në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për zgjidhjen me dy shtete.

Britania dhe Franca

Më 29 korrik, kryeministri britanik Keir Starmer i tha kabinetit të tij se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator, nëse qeveria izraelite nuk merr hapa të prekshëm për t’i dhënë fund “situatës së tmerrshme” në Gaza dhe përmbush kushte të tjera.

Më 24 korrik, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Para Francës, 10 nga 27 vendet e BE-së e kishin njohur tashmë Palestinën si shtet.

Belgjika ka shtyrë marrjen e një vendimi për njohjen e Palestinës deri në fillim të shtatorit, sipas zyrës së ministrit të jashtëm Maxime Prevost.

Pesë partitë qeverisëse të vendit janë të ndara për këtë çështje, ndërsa partitë opozitare po shtojnë presionin për t’iu bashkuar nismës së Macron.

Vitin e kaluar, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njohën shtetin palestinez.

Bullgaria, Hungaria, Polonia dhe Rumania e njohën Palestinën në vitin 1988, përpara se të bëheshin anëtare të BE-së.

Rreth 147 nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Palestinën si shtet.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njohjen de facto të një shteti sovran të Palestinës në nëntor 2012, duke e ngritur statusin e saj nga “entitet” në “shtet joanëtar” në organizatë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Izraeli sekuestron "të gjitha" anijet e flotiljes me ndihma drejt Gazës
Hamasi përgëzon Fatahun, bën thirrje për dialog të gjerë palestinez
Hamasi e quan “përshkallëzim të rrezikshëm” ligjin për ekzekutimin e të burgosurve palestinezë
Hyn në fuqi ligji izraelit për ekzekutimin e të burgosurve palestinezë në Bregun Perëndimor
Haaretz: GjNP-ja ka lëshuar urdhërarreste sekrete për pesë zyrtarë izraelitë
Sulme të reja izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin katër të tjerë në Gaza
Netanyahu: Izraeli ka pushtuar 60 për qind të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit
Palestina i bën thirrje botës ta njohë Nakbën si “krim të spastrimit etnik”
Rritet në 72.744 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
OBSh-ja: 43.000 njerëz në Gaza kanë pësuar lëndime që ua kanë ndryshuar jetën që nga viti 2023
Izraeli miraton ligjin që themelon gjykatën ushtarake për anëtarët e "forcës elitare" të Hamasit
Forcat izraelite shkatërrojnë 40 dyqane palestineze në një qytet pranë Jeruzalemit
Ushtria izraelite plagos dy palestinezë në Gaza përpos armëpushimit në fuqi
Izraeli vazhdon të shkelë armëpushimin, 9 palestinezë të plagosur në një sulm ajror në Gaza
Maratona e Palestinës rikthehet pas dy vitesh ndërprerje për shkak të luftës në Gaza
Flotilja e Gazës raporton dhunë seksuale dhe sulme fizike ndaj aktivistëve në paraburgimin izraelit
Vriten dy palestinezë në sulmin izraelit në Gaza, pavarësisht armëpushimit
Hamasi i bën thirrje ShBA-së të ndalë sulmet izraelite në Gaza pas goditjeve vdekjeprurëse
UNRWA-ja: Infeksionet e lëkurës rriten në Gaza për shkak të mungesës së ilaçeve
Varri i hapur i Gazës: 8.000 trupa të bllokuar nën rrënoja