| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministri i Jashtëm turk takohet me presidentin sirian në Antalie
Hakan Fidani dhe Ahmad al-Sharaa u takuan përpara Forumit të Diplomacisë së Antalies.
Ministri i Jashtëm turk takohet me presidentin sirian në Antalie
Ministri i Jashtëm i Türkiyes takohet me presidentin sirian në Antalya / AA

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, u takua me Presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në qytetin turistik jugor turk të Antalies.

Sipas burimeve diplomatike, Fidani u prit nga Al-Sharaa përpara Forumit të Diplomacisë në Antalie.

Edicioni i pestë i forumit “ADF2026” hapet të premten me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive, ministrave të jashtëm dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Evenimenti që mbahet nën kujdesin e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme nën temën “Hartimi i së nesërmes, menaxhimi i pasigurive”, do të zgjasë deri të dielën.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë