| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare për ndihmën ndaj Gazës
Mbi 50 shtete pritet të marrin pjesë në një konferencë në Paris për ndihmën për Gazën duke përfshirë disa vende evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë rajonale si Jordania, Egjipti dhe vendet e Gjirit.
Intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare për ndihmën ndaj Gazës
Intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare për ndihmën ndaj Gazës / Photo: AP / AP
9 Nëntor 2023

Konferenca që do të zhvillohet në Paris, ka mbledhur zyrtarë nga vendet perëndimore dhe arabe, Kombet e Bashkuara si dhe organizatat joqeveritare për të diskutuar mbi mënyrën e ofrimit të ndihmës për civilët në Gaza.

Presidenti francez Emmanuel Macron, në thirrjen e tij për një "pauzë humanitare" në luftë, ka shprehur se konferenca e së enjtes do të trajtojë nevojat themelore si ushqimin, ujin, furnizimet shëndetësore, energjinë elektrike dhe karburantin.

I pranishëm gjatë kësaj konference pritet të jetë edhe kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh. Ndërsa autoritetet izraelite nuk do të marrin pjesë në konferencë.

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, zyrtari më i lartë i ndihmës i OKB-së dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq pritet të japin detaje rreth nevojave urgjente në Gaza.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë