| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Maqedoni e Veriut, sistemi i monitorimit të trafikut "Safe City" zgjerohet edhe në qytete të tjera
Ministri i Brendshëm Toshkovski tha se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se gjatë dy javëve të ardhshme pritet të përfundojnë aktivitetet e mbetura lidhur me qendrën komanduese dhe zbatimin e sistemit.
Maqedoni e Veriut, sistemi i monitorimit të trafikut "Safe City" zgjerohet edhe në qytete të tjera
Maqedoni e Veriut, sistemi i monitorimit të trafikut "Safe City" zgjerohet edhe në qytete të tjera

Sistemi i monitorimit të trafikut në Maqedoninë e Veriut, “Safe City”, do të fillojë të zbatohet nga 12 tetori edhe në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Ohër, konkretisht në qytetet Ohër, Dibër, Kërçovë dhe Strugë, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Gjatë një vizite në Ohër, Toshkovski tha se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se gjatë dy javëve të ardhshme pritet të përfundojnë aktivitetet e mbetura lidhur me qendrën komanduese dhe zbatimin e sistemit.

Masa “Safe City” është sistem inteligjent për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e kundërvajtjeve në komunikacion përmes kamerave dhe teknologjive të automatizuara.

Ai ka filluar të zbatohet në Maqedoninë e Veriut më 1 shkurt të këtij viti, fillimisht me një periudhë përshtatjeje prej dy muajsh e gjysmë, gjatë së cilës qytetarët janë njoftuar dhe kontrolluar për shkeljet e rregullave të trafikut.

Fillimisht, sistemi u vendos në funksion në tri qytete, Shkup, Kumanovë dhe Tetovë si dhe në disa segmente rrugore, ndërsa më pas u zgjerua edhe në zona të tjera.

Sipas Toshkovskit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit numri i personave të lënduar në aksidentet e trafikut është ulur me 20 për qind ndërsa janë regjistruar 34 viktima më pak.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë