Xhudistja Distria Krasniqi rrëmben medaljen e bronztë në Grand Slam 2025

“Krenarë për ty, Distria! Një medalje bronzi që digjet si flakë në Ditën e Flamurit!”, shkroi federata pasi xhudistja kosovare zuri vendin e tretë në këto gara.

By
Xhudistja Distria Krasniqi rrëmben medaljen e bronztë në Grand Slam 2025 / AA

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam 2025 në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Federata e Xhudos në Kosovë ka bërë të ditur se Distria ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me "Yuko" Karina Efimovan nga Rusia.

Në çerekfinale xhudistja kosovare e mposhti me "wazaari" Gefen Primon nga Izraeli, ndërsa në gjysmëfinale humbi me "Yuko":  nga Reka Pupp e Hungarisë.

Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 "Yuko" Naomi Van Krevelin nga Holanda. “Krenarë për ty, Distria! Një medalje bronzi që digjet si flakë në Ditën e Flamurit!”, shkroi federata pasi Distria zuri vendin e tretë në këto gara.

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka dy medalje olimpike.