OKB-ja: Jemi të shqetësuar nga thirrjet për migrim të civilëve nga Gaza
Në deklaratë Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut rikujtoi se "Ligji ndërkombëtar ndalon transferimin me forcë të personave të mbrojtur brenda vendit ose dëbimin e tyre nga territoret e pushtuara".
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se është e shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë në lidhje me planet për transferimin e civilëve nga Gaza në vende të tjera.
Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka ndarë nga llogaria e saj në rrjetin sociale X deklaratën e Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, lidhur me civilët në Gaza.
"Jemi thellë të shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë lidhur me planet e tyre për të transferuar civilët nga Gaza në vende të tjera", thuhet në deklaratë.
Në Gaza 85 për qind e banorëve janë zhvendosur thuhet në deklaratën ku vihet theksi se qytetarët e Gazës kanë të drejtë të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Në deklaratë Türk rikujtoi se "Ligji ndërkombëtar ndalon transferimin me forcë të personave të mbrojtur brenda vendit ose dëbimin e tyre nga territoret e pushtuara".
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministri i Financave Bezalel Smotrich deklaruan se mbështesin migrimin vullnetar nga rajonit të palestinezëve në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë nga platforma e rrjetit sociale X, Ben-Gvir lidhur me vendbanimet e palestinezëve që do të migrojnë kishte thënë se kanë partnerë që do t'i ndihmojnë, por ai nuk dha ndonjë informacion se kush janë këta partnerë dhe se cilat janë ato vende.
Ndërsa sipas radios izraelite edhe ministri izraelit i Financave nga radhët e ekstremit të djathtë, Smotrich, deklaroi se "Zgjidhja e drejtë për Rripin e Gazës është inkurajimi i migrimit vullnetar në vendet që pranojnë të marrin refugjatë".